• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Balili si “El Chapo”, policia do ta prangoste gjatë një interviste por se gjen në shtëpi

by Java News
13/05/2016 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klement Balili i ka shpëtuar vëzhgimit policor. Personi në fjalë, i cilësuar “baron i drogës” nga media greke, nuk ndodhej në banesën e tij në një fshat të Delvinës, ku kishte raportuar më herët se do të qëndronte deri në pritje të hetimeve, kjo së paku deri në orët e pasdites së të premtes.

Policia ushtroi kontroll atje, pasi u informua se Balili nuk ndodhej në banesë, ku do të jeptë një intervistë mediatike. Burime të sigurta policore për Top Channel njoftuan se Balili ka mundur t’i shpëtojë vëzhgimit, ndërsa po kërkohet në fshatrat përreth Delvinës, si edhe në qytetin e Sarandës. Pavarësisht se për të ende nuk ka një fletë arresti ndërkombëtare, ai u njoftua se ishte nën vëzhgimin policor.

Ndërkohë në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi autoriteteve greke t’i përcjellin materialet hetimore ndaj Klement Balilit, ish-drejtor i Transporteve për Sarandën, pasi nga përgjimet e kryera për llogari të Greqisë nuk del asnjë e dhënë kompromentuese kundër tij, që do t’i hapte rrugë arrestimit të tij në Shqipëri.

Akuza shqiptare nuk mund të veprojë pa patur një çështje hetimore nga Greqia ku ai rezulton i implikuar. Veprimet procedurale i konfirmoi të enjten në mbrëmje në emisionin “Top Story” ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Edhe Europol konfirmoi operacionin zyrtarisht në faqen e tij të internetit. 17 personave të arrestuar, ndër të cilët 11 shtetas grekë dhe 6 shqiptarë si pjesëtarë të grupit kriminal të organizuar, të përfshirë në trafik droge. a.k

Next Post

Rregullat e reja për recetat me rimbursim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

February 27, 2026
“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In