• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Balet i sinkronizuar’ mes prokurorëve ‘dezertorë’ dhe PD- LSI, kundër Arta Markut

by Java News
21/09/2018 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si në një balet të sinkronizuar, pak minuta pasi 10 prokurorët ‘dezertorë’ të dosjes “Shullazi” publikuan një deklaratë në të cilën akuzonin kryeprokuroren se kishte shkelur ligjin, lidhur me hetimin e tyre disiplinor, ka ardhur edhe reagimi i PD- LSI, e cila ka shkuar më tej duke depozituar një padi penale në Prokurorinë e Tiranës, kundër Arta Markut. Padia përmban thuajse të njëjtët argumenta me të cilat 10 prokurorët akuzonin Markun për shkelkje të ligjit, vetëm se këto argumenta janë ngjyrosur dhe politikisht.

I gjithë ky ‘padurim” i PD- LSI për të ‘gozhduar’ edhe ata kryeprokuroren, qartazi duket se është një lëvizje jo e rastësishme, por mjaft e sinkronizuar, mes 10 prokurorëve dhe opozitës, në vijim të logjikës se ende nuk e gëlltisin dot largimin e ligjshëm të Adriatik Llallës si Prokuror i Përgjithshëm, periudhë gjatë së cilës PD- LSI kontrollonin haptazi politikisht institucionin e prokurorisë. Grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në vjim të fushatës së tyre anti Marku kanë depozituar kallëzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Opozita e akuzon atë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

PD dhe LSI i drejtohen Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se “lëvizjet kaotike dhe me urdhër politik të prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, pa asnjë plan të mirëfilltë organizimi dhe që kanë sjell dështimin e të gjitha çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike, janë veprime të kundërligjshme, që prekin drejtpërdrejtë interesin e shtetit dhe të shtetasve”.

Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-​ Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij. Ne emër të opozitës, kallëzimin e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili.

Njoftimi i opozitës:

“Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj, Më pas, transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim”- thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Në Kallëzimin Penal theksohet gjithashtu, se akte të tilla të paligjshme nga Arta Marku, provojnë tërësisht se qëllimi i saj në detyrë është shërbimi politik ndaj Edi Ramës, dhe dështimi apo pengimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj Qeverie apo organizatave kriminale të lidhura me të.

Duke qenë se Arta Marku drejton prokurorinë dhe kallëzimi është bërë tek vartësit e saj në Prokurorinë e Tiranës, opozita ka kërkuar njëkohësisht edhe marrjen e masës së përkohshme të prezullimit nga detyra deri në përfundimin e hetimit. 

a.meta/javanews.al

Next Post
VIDEO/ I grabitën 8 mijë euro kambistit, pranga dy adoleshentëve në Vlorë

VIDEO/ I grabitën 8 mijë euro kambistit, pranga dy adoleshentëve në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In