• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bakaj si Kristian Vieri, mënyra e veçantë e pagimit te Kukësi

by A R
10/11/2017 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kukësi ishte një nga klubet më aktive në merkaton e verës, për shkak edhe të largimit të plot 5 lojtarëve titullarë, mes tyre emra të mëdhenj si, Pero Pejic e Izair Emini, të cilët së bashku mbajtën peshën më të madhe të ekipit, sa u përket golave. Plot 36 gola në kampionat, 28 Pejiç dhe 8 Emini. Mbas largimit të tyre, Kukësi afroi Rauf Alijev, ish-futbollistin e Kombëtares së Azerbajxhanit dhe Elis Bakaj.

BAKAJ
Nëse për Alijev, presidenti Gjici ra dakord për një rrogë fikse për të, nuk ka qenë kështu për fantazistin shqiptar, Elis Bakaj. Në fakt, është Bakaj lideri i këtij Kukësi, jo vetëm për shkak të golave, por edhe të lojës së tij. Gazeta zbulon ekskluzivisht një fakt mjaft interesant të marrëdhënies kontraktuale të Bakaj me Kukësin. 30-vjeçari nuk e ka përfitimin e madh financiar të tij nga rroga te Kukësi.

Ai ka një kontratë që përdoret shumë rrallë në kampionatin shqiptar. Bakaj paguhet në bazë të golave të shënuar, ku 1 gol i kushton 2 mijë euro. Ai ka një rrogë prej 300 eurosh në muaj dhe për çdo gol që shënon, përfiton dy mijë euro. Një gjetje mjaft interesante e palëve, ku Bakaj në këtë rast ka preferuar të tregojë veten se sa vlen dhe nuk paguhet artificialisht.

Golat nuk janë të rëndësishëm ku i shënon, në kampionat apo në kupë, mjafton që të realizohen në ndeshje zyrtare. Bakaj erdhi si një prurje shumë e rëndësishme te Kukësi, por jo me statusin e liderit ose të shpëtimtarit, por thjesht të një futbollisti të njohur. Besimi ndaj tij nuk ishte në shkallën sipërore, por ajo çka Bakaj pranoi të nënshkruante dhe ajo çka po tregon në fushë, është fantastike.

Fantazisti ka shënuar deri tani 7 gola në 9 ndeshje në Superiore dhe ka marrë shpeshherë Kukësin për dore. Gjithashtu, futbollisti nëse kalon shifrën e 20 golave, do të përfitojë një bonus të majmë. Gjithashtu, nëse Kukësi fiton titullin ose Kupën e Shqipërisë, Bakaj do shpërblehet.

Kujtojmë që edhe ish-sulmuesi italian, Kristian Vieri, kur ishte në fund të karrierës, në 2008-2009, vendosi të luante me Atalantën dhe pranoi një pagë modeste mujore prej 1500 eurosh dhe bonus 1000 mijë euro për çdo gol. Atë sezon, sulmuesi shënoi dy gola. E njëjta gjë ndodhi te Partizani dy vite më parë me Xhevahir Sukaj. Sulmuesi, përveç pagës mujore, përfitonte edhe 2 mijë euro për çdo gol të shënuar. /PanoramaSport/a.m.

Next Post
Iu gjetën miliona në banesë, por gjyqtari rezulton i ‘varfër’ dhe pa makinë (deklarata e pasurisë)

Iu gjetën miliona në banesë, por gjyqtari rezulton i 'varfër' dhe pa makinë (deklarata e pasurisë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
Vandalët përkrahen, policët sulmohen

Vandalët përkrahen, policët sulmohen

October 24, 2026
Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

October 24, 2026
Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

October 24, 2026
Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

October 24, 2026
“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

October 24, 2026
Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

October 24, 2026
Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

October 24, 2026
“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In