• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajrami, Basha: Sakrifica e klerikëve, ogur i bardhë për ditë më të mira

by A R
31/07/2020 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha uron festën e Kurban Bajramit, për të cilën thotë se është ditë e përkujtimit të sakrificës dhe dashurisë ndaj Zotit.

Ai thotë se në këtë ditë kujtohen dhe nderohen klerikët tanë, patriotët që sakrifikuan gjithçka, madje dhe jetën e tyre për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre me dashurinë për Zotin dhe atdheun.

“Prandaj në këtë ditë të veçantë isha i lumtur të ndaja disa momente me familjarët e patriotit, luftëtarit dhe klerikut të shquar Sherif Osman Langu. Me adhurimin për Zotin dhe dashurinë për atdheun, Sherif Langu ia kushtoi jetën e tij çështjes shqiptare dhe besimit në Zot. Sherif Langu, ishte firmëtar i Pavarësisë dhe pjesëmarrës i kuvendit të Vlorës, luftëtar i paepur për çlirimin e trojeve shqiptare në fillimin e shekullit të XX.

Si patriot, klerik i lartë dhe aktivist i shquar i epokës së tij, Sherif Langu ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e vështirë të përballjes me copëtimin e trojeve shqiptare por dhe me regjimin komunist”, shprehet Basha.

Ai shton se si kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në vitet e para pas çlirimit, ai u burgos dhe ndërroi jetë pa e parë Shqipërinë të lirë nga regjimi famëkeq.

Në këtë drejtim shprehet se kujtimi i tij dhe i atdhetarëve të tjerë shqiptarë që u sakrifikuan me vetëmohim për një Shqipëri të lirë për lirinë e besimit në Zot, për një Shqipëri demokratike e të zhvilluar do të mbetet për gjatë në memorien tonë historike dhe është dritë orientuese për të bërë më të mirën për vendin dhe kombin.

“Sakrifica që bënë dje këta patriotë të shquar solli frytet e lirisë që jetojmë ne sot, sakrifica jonë është ogur i bardhë për ditë më të mira për fëmijët tanë. Zoti na e ndriçoftë rrugën dhe lehtësoftë vuajtjet e çdo shqiptari”, deklaron në mbyllje kryetari i PD.

Next Post
Familja niset për pushime, tronditet nga çfarë zbulon në bagazh…

Familja niset për pushime, tronditet nga çfarë zbulon në bagazh…

Comments 1

  1. Angjela ,Elbasan says:
    6 years ago

    BASHA KRYEMINISTER,PANDELI MAJKO PRESIDENT,SHQIPËRIA FUTET NE BE..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

October 23, 2026
Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

October 23, 2026
Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

October 23, 2026
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

October 23, 2026
Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

October 23, 2026
Zëra mediatikë me petka politike

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

October 23, 2026
“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

October 23, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

October 23, 2026
Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

October 23, 2026
Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In