• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajamet, si t’i kuroni me bimë mjekësore

by Java News
01/10/2018 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë. Është një sëmundje që kap lehtësisht shumë njerëz për shkak se është lehtësisht e përhapur nëse ndani ambiente të përbashkëta me personat e prekur. Sigurisht që më shpejt ndikohen fëmijët e vegjël deri në moshën 13-15 vjeç, kur kjo sëmundje fillon të kalojë pasi trupi fiton imunitet. Mund t’i përsëritet ndonjëherë pas kësaj gjatë jetës, por nuk kalon në kronike. Është një sëmundje e trashëguar, nëse njëri nga prindërit e ka kaluar i kalon edhe fëmijëve.

Simptomat
Infeksionet e bajameve shkaktojnë temperaturë dhe gjendje lodhjeje e këputje, vështirësi në frymëmarrje dhe në kalimin e ushqimit. Infeksioni mund të kalojë deri në kocka dhe të krijojë shumë më shumë probleme në moshë të rritur pasi mund të shkaktojë artrit, dhe dhimbje të forta të kockave, ndjeshmëri të madhe ndaj të ftohtit në dimër etj. Por nëse merren hapat e duhura për t’i ndaluar këto pasoja atëherë ato kalojnë pa probleme shqetësuese, dhe këtu nuk përfshihet heqja e bajameve.

Shkaktarët
Shkaku i parë është trashëgimia, kjo lloj sëmundjeje kalohet nga brezi në brez, dhe I bën individët që e kanë në gjenet e tyre këtë ‘dobësi’ ndaj kësaj sëmundjeje, më të dobët ndaj agjentëve të mjediseve rrethues dhe ndaj ndryshimit të temperaturave sidomos në moshë të re. Gjithashtu, infeksionet e bajameve shkaktohen edhe nga viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Fëmija mund ta marrë infeksionin në kopsht, shkollë apo mjedise publike dhe kështu mund të shkojë në shtëpi, nëse do të përdorë të njëjtat gota, apo lugë me pjesëtarët e tjerë; ka shumë mundësi që ata që e kanë imunitetin më të dobësuar të preken nga infeksioni.

Diagnostikimi
Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më i vështirë për tu trajtuar. Në këto raste shoqërohet me temperaturë të lartë. Infeksionet në bajame shkaktojnë si fillim djegie të fytit, ethe, e më tej humbje oreksi, dhimbje koke dhe fryrje të gjëndrave limfatike në qafë dhe probleme me kapërcimin e ushqimit. Bakteret si Stafilokoku ose Streptokoku janë shumë të rrezikshme pasi këto të dyja mund të kalojnë edhe në kocka, apo të shkaktojnë infeksion në veshka. Prandaj nëse e keni bërë mbjelljen edhe e keni konstatuar që keni Stafilokok apo Streptokok, sidomos tek fëmijët duhen marrë masa urgjente për kurimin e sëmundjes. Nëse kalon shumë kohë që fëmija është me temperaturë, infeksioni mund të kalojë në kocka. Infeksioni në bajame mund të shkaktohet edhe nga viruse si influenca, e stimulohet nga myku në gojë apo në zorrë, pasi e bën mjedisin më të lehtë për t’u zhvilluar sëmundje të ndryshme.

Shkaktarët
Shkaku i parë është trashëgimia, kjo lloj sëmundjeje kalohet nga brezi në brez, dhe I bën individët që e kanë në gjenet e tyre këtë ‘dobësi’ ndaj kësaj sëmundjeje, më të dobët ndaj agjentëve të mjediseve rrethues dhe ndaj ndryshimit të temperaturave sidomos në moshë të re. Gjithashtu, infeksionet e bajameve shkaktohen edhe nga viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Fëmija mund ta marrë infeksionin në kopsht, shkollë apo mjedise publike dhe kështu mund të shkojë në shtëpi, nëse do të përdorë të njëjtat gota, apo lugë me pjesëtarët e tjerë; ka shumë mundësi që ata që e kanë imunitetin më të dobësuar të preken nga infeksioni./GazetaShqiptare/ma.me

Next Post
Si do të jetë kriza e ardhshme financiare, katër arsye për të qenë të shqetësuar

"Antimafia e PD", ekspertët: Idetë populiste dëmtojnë ekonominë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In