• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Antimafia e PD”, ekspertët: Idetë populiste dëmtojnë ekonominë!

by Java News
01/10/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë pozitive platformën antimafia e PD, por ata rreshtojnë një sërë problematikash që duhet të marrin përgjigje. Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku thekson se politika nuk mund të drejtojë gishtin ndaj biznesit, në rast se nuk ka prova të pakundërshtushme. Në këtë linjë shprehet dhe eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, i cili kërkon shmangien e ideve populiste ndaj biznesit dhe referim tek ligji.

Platforma e Partisë Demokratike për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të krijuara nga kontrata korruptive me shtetin vlerësohet pozitive nga ekspertët por ata vendosin pikëpyetje tek instrumentet që do të vërtetojnë një dyshim. Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku shprehet se duhet kujdes kur akuzohen bizneset.

“Platforma të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ngrenë probleme, të cilat janë probleme të rëndësishme për ekonominë por edhe demokracinë e vendit, mendoj se janë pozitive. Por ato platforma të cilat drejtojnë gishtin në mënyrë apriori ndaj, qoftë personave publik, aq më shumë ndaj personave privat duhen parë me kujdes”.

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi ka këtë koment për platformën: “Çfarë do lloj ideje populiste që konteston legjitimitetin e aktivitetit të biznesit, të mbështetur në kontrata, të mbështetur në procese të rregullta etj, është shqetësuese, ashtu sikurse është shqetësuese edhe çdo ide për rritje taksash. Në këtë kuptim mendoj që PD dhe çdo palë e interesuar të referojë kuadrin ligjor që është në fuqi, të ofrojë kuadër ligjor tjetër dhe të mos bëj reklamime pa pasur instrumentin legal”.

Kur referon ligjin, kreu i Konfindustrias sjell në vëmendje rrezikun që mund të ketë për shtetin rrëzimi i kontratave të lidhura në bazë të legjislacionit. “Në çdo rast, nëse vërtetohen ose ka dyshime që këtu kemi të bëjmë me dhënie të drejtash, privilegjesh bizneseve të caktuara, ato janë bërë me ligj. Nëse do të themi evidentim dhe sekuestrim, nga ana e shtetit, nga ana e qeverisë, ky është një gabim nga fillimi deri në fund. Po, qeveria ka mundësi dhe duhet të bëjë, duhet të siguroj prova të pakundërshtueshme për të vërtetuar dyshimin e saj por jo në mënyrë të njëanshme të prishi kontrata, kjo pastaj është shkatërrim i sistemit”.

Ndryshe mendon eksperti Preçi, i cili thotë se, partitë opozitare kur vijnë në qeveri nuk zbatojnë premtimet e tyre sa i përket prishjes së kontratave korruptive. “Unë nuk shoh ndonjë rrezik real nga kjo platformë, jo për shkak se opozita nuk ka votat për ti miratuar por për faktin që sjellja politike të opozitave gjatë 20 viteve të fundit ngjan si dy pika ujë, kur janë në opozitë janë luftëtarë të ndershëm e patriot, dhe kur vijnë në pushtet imitojnë ose vazhdojnë aty ku e ka lënë grupi politik qeverisës paraardhës”. Partia Demokratike ka prezantuar disa ditë më parë një platformë ekonomike antimafia që parashikon evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe privatë të përfshirë në afera korruptive. raport.tv

ma.me

Next Post
Gjermania eksporton 254 milionë euro armatime drejt Arabisë Saudite

Gjermania eksporton 254 milionë euro armatime drejt Arabisë Saudite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In