• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baçi në Kuvend: Jam më i votuari i opozitës në Fier, vendin nuk ma cakton deputeti Basha

by A R
27/01/2022 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Luan Baçi, u shpreh i ashpër gjatë seancës parlamentare për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Baçi solli në vëmendje largimin nga vendi i caktuar në sallë të deputetëve që kanë mbështetur Berishën ndërsa u shpreh se mandatin e deputetit atij vetë ia kanë dhënë demokratët dhe jo Basha.

Ndër të tjera, Baçi tha se është deputeti më i votuar i Qarkut të Fierit në radhët e deputetëve të opozitës.

“Është në detyrimin tuaj të zbatoni rregulloren dhe të na jepni fjalën kur e kërkojmë atë. Duhet që të çohemi në këmbë dhe ndoshta edhe të bërtasim. Të hënën e kaluar në seancë u paraqita në parlament dhe tek vendi ku duhej të ulesha gjeta një emër tjetër. Ju paradhënie kur merrni një porosi nga një deputet i zakonshëm siç është zoti Basha që mund t’ju sjellë shkresë pas shkrese për t’ju ndërruar vendet deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës, kur duhet të dënoni një nxënës për ta çuar në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni para se të merrni këto vendime. Është në detyrën tuaj që të marrim një informacion paraprak përpara se të ndodhemi në disa situata të pazakonta. Dikush më tha që emrin e ke në korridor. Mendoj që këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar, as ju, as zoti Basha, askush tjetër. Sa për dijeninë tuaj dhe zotit Basha jam deputeti i Qarkut të Fierit dhe deputeti më i votuari nga të gjashtë deputetët e opozitës që mund të renditen atje në fillim. Pra mua më përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët, votuesit tanë dhe jo ju me zotin Bashën. Hiqni dorë nga marrëveshja që keni, të hapur tashmë, duke zbatuar me përpikmëri të deputetit Basha. Është mbyllur historia e mbajtjes në krye të opozitës të një njeri që është peng i mazhorancës. E kanë mbyllur demokratët në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe në 18 Dhjetor ratifikimi i vendimit nga 44 mijë anëtarë të PD-së”, tha Baçi.

/a.r

Next Post
“Jam katolik, por e kam kombin mbi fenë”, Gjekmarkaj: Poshtëruese trajtimi që iu bë KMSH-së në vizitën e Erdogan

"Jam katolik, por e kam kombin mbi fenë", Gjekmarkaj: Poshtëruese trajtimi që iu bë KMSH-së në vizitën e Erdogan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In