• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babi, mos i trego mamit…”, fjalët e 22-vjeçarit në Iran pasi u dënua me vdekje

by A R
18/01/2023 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4 të rinj në Iran janë ekzekutuar në lidhje me protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në Iran 4 muaj më parë, ndërsa 18 persona janë dënuar me vdekje. Në lidhje me rastet tragjike, grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se janë dënuar pas gjyqeve të padrejta të rreme.

Kampioni 22-vjeçar i karatesë, Mohammad Mehdi Karami, u var në 7 Janar, vetëm 65 ditë pas arrestimit të tij.  Burimet kanë thënë për “BBC Persian” se ai kishte më pak se 15 minuta për të mbrojtur veten në gjykatë.

Historia me fund tragjik e të riut tregon se si autoritetet në Iran po përdorin provat e shfaqjes për të futur frikë në zemrat e protestuesve, të cilët kërkojnë lirinë dhe fundin e regjimit klerikal.

Protesat shpërthyen pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një 22-vjeçareje e cila u ndalua nga Policia në Shtator 2022 për dyshimin se nuk mbante shaminë e detyrueshme si duhet.

Pas protestave, autoritetet iraniane nisën një goditje të dhunshme ndaj protestuesve. Të paktën 481 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë sipas “Iran Human Rights”, një organizatë joqeveritare me bazë në Norvegji.

Në datë 5 Dhjetor, Karami u dënua me vdekje. 4 nga të pandehurit e tjerë u dënuan gjithashtu me vdekje, ndërsa fëmijët dhe 8 të tjerë u dënuan me burgim të gjatë, sipas gjyqësorit.

Normalisht, familjarët e të pandehurve janë nën presionin e autoriteteve për të heshtur.

Por babai i Mohammadit, Mashaalah Karami, i cili punon si shitës ambulant duke shitur pako me fasule kanë dha një intervistë për gazetën Etemad. Ai tha se djali i tij e kishte thirrur me lot në sy ditën që u dënua me vdekje.

“Babi, ata na dhanë vendimin. Dënimi im është me vdekje. Mos i thuaj mamasë asgjë,” kujton babai i tij, duke përsëritur pafajësinë e djalit të tij.

Të pandehurit kanë të drejtën e përfaqësimit ligjor në Iran, por në raste të ndjeshme si kjo, apo në rastet e spiunazhit, ata nuk lejohen të zgjedhin avokatët e tyre. Në vend të kësaj, gjykata cakton një nga një listë e miratuar nga gjyqësori.

Gazetarëve dhe anëtarëve të familjes së të pandehurit u ndalohet gjithashtu të jenë në gjykatë, kështu që dritarja e vetme e asaj që ndodh pas dyerve të mbyllura janë pamjet e montuara rëndë të lëshuara nga gjyqësori.

/a.r

Next Post
policia-rrugore

Iu publikua video në rrjet duke marrë para, AMP nis hetimi për dy policët e trafikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com