Dy shtetas turq, babë dhe bir, u arrestuan në Portin e Durrësit pasi gjatë ditës së djeshme kanë tentuar të udhëtojnë për në Itali me pasaporta të falsifikuara.
U arrestua Abdullah Orge 60 vjeç, banues në Turqi ndërkohë që filloi procedimi penal në gjendje të lirë për babain e tij të moshuar E.O. 84 vjeç.
Më datë 15 nëntor gjatë kontrollit për të udhëtuar nga Durrësi për në Ankona, janë kapur në Portin e Durrësit me pasaporta, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. /b.d