• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Baballarët tuaj ulërasin në majë të thanës”, Spiropali pyet opozitën: Çfarë është SPAK-u për ju?

by A R
18/04/2024 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e sotme plenare ka nisur sërish me debate mes palëve politike. Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i cili duke iu drejtuar Ermonela Felajt tha se opozita ka bërë kërkesë për mocion me debat sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike në vend.

 

“Ju anashkaluat një cështje që është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve, keni vendosur të mos e sillni. Grupi i PD më datë 11 Prill ka paraqitur kërkesë për mocion me debat sa i takon problematikës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në vendin tonë”, tha Bardhi.

Felaj iu përgjigj se është Konferenca e Kryetarëve ajo që jep një datë për ta shqyrtuar në Kuvend.

Ndërkohë, sipas kreut të grupit të PS Bledi Çuçi kjo çështje është rezauruar nga organet e drejtësisë dhe Parlamenti.

Pas këtyre replikave të shkurtra, ishte ministrja Elisa Spiropali ajo e cila akuzoi opozitën se nuk mbajnë qëndrim ndaj “baballarëve të tyre”. Këta të fundit, referuar Sali Berishës e Ilir Metës, sipas saj “ulërasin” nga mëngjesi në darkë për SPAK dhe kreun e saj.

“Ju qe keni opinion për gjithçka dhe gjithkënd, a keni ju një opinion për baballarët në majë të thanës ku jeni ngjitur të tërë? Zoti Bardhi dhe të tjerët. Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK-ut nga mëngjesi në darkë, tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK-un dhe kreun e SPAK-ut nëpër ekrane e ku t’i dalë përpara. Bëni prokurorin, gjyqtarin, akuzatorin këtu. Gjuhën e dalë fare nga binarët e mendjes së të dy baballarëve tuaj në majë të thanës ju as nuk e përmendni. Të dy presidentë të kësaj republike, kryeministra të këtij vendi, bela të këtij populli. Për të cilët ju s’shpreheni, por vini këtu dhe doni të bëni sherr e rrëmujë nga mëngjesi deri në darkë, na thoni njëherë e mirë se çfarë opinioni keni ju për ulërimat e tyre të dala nga binarët se helbete ata nuk janë dy kokë dele, por janë baballarët e opozitës tuaj në emër të të cilëve ju vini këtu e na tregoni gishtin për drejtësinë. Ju që jeni të zhytur kokë e këmbë brenda vetëm me dy gishta jashtë, na ngrini këtu gishtin e akuzës, juve u gënjen mendja se mund të hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat në koshin e popullit. Duke i mbajtur të dy ata mbi supe, siç mbanin shërbëtorët e një kohe mbretërit, në një karrocë pa rrota. Doni të mbani peng të hallit tuaj të madh, çohuni  e thuajeni qartë çfarë është SPAK-u për ju? Mos të jetë përgjigjia si ajo e herës së kaluar, që kur godet baballarët tuaj është organizatë kriminale. Kjo gjuha juaj s’ka pikë lidhje as me procedurën, as kërkesën që ju bëni. Vazhdoni kështu, bashkimi juaj i madh me baballarët tuaj në krye të thanës do ketë fundin e këtyre 9 viteve“, tha Spiropali.

/a.r

Next Post
Bardhi nga Berati: Veliaj dha dy mesazhe, një për Ramën dhe një për SPAK

“Rama, babai yt i të gjitha drejtimeve”, Bardhi - Spiropalit: Jeni në hall, ngelët në dyert e SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

July 5, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

July 5, 2026
Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

July 5, 2026
“Në PD është krijuar një simbiozë”/ Minxhozi: Partia ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër

S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah

July 5, 2026
Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

July 5, 2026
Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

Trump flet me Zelenskyn dhe Putinin, rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

July 5, 2026
Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

July 5, 2026
Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

July 5, 2026
Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

July 5, 2026
Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In