• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama, babai yt i të gjitha drejtimeve”, Bardhi – Spiropalit: Jeni në hall, ngelët në dyert e SPAK

by A R
18/04/2024 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, replikoi me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës në Kuvend këtë të enjte.

Teksa më herët Spiropali e ironizoi Bardhin për “baballarët” politikë, deputeti demokrat i kthehu përgjigje duke u shprehur se “babai i saj i të gjitha drejtimeve është Edi Rama”. Sipas Bardhit, opozitarët nuk kanë asnjë problem, ndryshe nga qeveria që sipas tij ka ngelur në “dyert e SPAK”.

“Kuptoj që nuk keni guxim as t’i përmendni emrin Olsi Ramës. Ju foli ajo që ju dini, ju foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant siç duhej ta kishte shpallur prokuroria nëse do i kishte vijuar hetimet dhe nuk do ti kishte mbyllur siç do dëshironit ju, siç thoni ju në fakt duke gënjyer, e tha dhe kryetari juaj i grupit. Kjo çështje jo vetëm nuk është e hetuar dhe gjykuar, siç u pretendua këtu, siç pretendon ai trafikanti që e quajte ti, por është çështje e hapur nga 2016 që do duhet të hetohet nga SPAK.

Padyshim që babai jot Elisa i të gjitha drejtimeve, Edi Rama, ka qëndrimin që the ti. Kur goditet opozita nga SPAK del dhe bërtet fitore. Ndërsa kur i cënohen oligarkët del edhe me gishtin lart i drejtohet SPAK-ut që kush jeni ju që sekuestroni projektin mafioz të dy oligarkëve në portin e Limionit. A ishte Edi Rama që i kërkonte llogari Prokurorisë Speciale pse kishte bllokuar këtë investim në një pronë publike të grabitur duke u bërë kështu zëdhënësi i dy oligarkëve dhe interesave kriminale e korruptive të tyre. Sa i takon përfaqësuesve të opozitës nuk kemi asnjë hall. Në hall jeni ju. Nuk shëtisim çdo ditë siç shëtit gjysma e qeverisë suaj, hyn Niko, del Mirela, hyn Taulanti, del Ogerta. Hyn njëri këtej e dil tjetri andej. Jeni bërë çdo ditë ngelët në dyert e SPAK dhe sigurisht që ora e drejtësisë për gjithçka i keni bërë këtij vendi në 11 vite edhe nëse nuk ka trokitur ende se ka trokitur deri tek dera e katit të dytë tek drejtorët, do të ngjitet dhe një kat më lart, në kat të tretë, tek ministrat, tek kryeministri, te kryetarët e bashkisë, tek ish-ministrat padiskutim.

Sa për delir madhështie asnjëri nga ata që përmende ti s’ka delir madhështie. Delir madhështie ka vetëm babai jot. E dëgjove si tha, më marrin liderët botërorë, jam shumë i zënë, prandaj ndoshta nuk vjen në kuvend sepse më kërkojnë mendim për të zgjidhur hallet e mëdha që ka bota e që m’i kanë lënë mua në kurriz. Në fakt ka vetëm një hall, atë që i ka bërë 11 vite Shqipërisë e duhet të mbajë përgjegjësi. Sa për drejtësinë e pamë herën e kaluar sa e doni. Për interesa korruptive për një ish-ministër grisët dhe hodhët në kosh një vendim të Gjykatës Kushtetuese duke zeruar një nga institucionet e reja të sistemit të drejtësisë. Këta jeni ju. Jeni njerëz që tjetër thoni, dhe tjetër gjë bëni”, u shpreh Bardhi.

/a.r

Next Post
Raporti i KiE “gëzon” Majkon, Bashën s’e mban vendi: Do t’ja dëgjoni krismën!

Raporti i KiE “gëzon” Majkon, Bashën s'e mban vendi: Do t’ja dëgjoni krismën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In