• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babalja: S’e dija që Olldashi ishte gazetar, audiopërgjimi u publikua nga PD pa lejen time!

by Java News
15/10/2018 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albert Veliu, apo i njohur tashmë si Babalja, është njeriu që ka trazuar jetën politike të muajve të fundit, me dorëzimin e një audiopërgjimi, ku implikohej Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, në histori trafikimi droge.

Aktualisht Babalja ndodhet në kampin e azilantëve, në Prishtinë, ku gjykatat kosovare refuzuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar, dhe pret që të fitojë statusin e azilantit politik në Kosovë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Albert Veliu tregoi për Eni Vasilin se audiopërgjimin ia kishte dorëzuar Jetmir Olldashit, për ët cilin e dinte se punonte në SHISH dhe jo gazetar.

“Për transmetimin e audiopërgjimit, mësova pas një telefonate të djalit tim. Unë ia kisha dorëzuar materialin njërit që punonte në SHIK,(tashmë SHISH), Jetmir Olldashit. Nuk e dija që ai ishte gazetar”, deklaroi Babalja për “Open”. Albert Veliu shtoi gjithashtu se transmetimi i audiopërgjimit ishte bërë nga gazetari Olldashi dhe PD-ja, pa lejën e tij.

Babalja tregon se ka aplikuar për azil në Kosovë, pasi i rrezikohet jeta në Shqipëri. Ai thote se si policia i ishte ofruar për mbrojtje, ndonëse emri i tij nuk ishte publikuar ende, pas transmetimit të audiopërgjimit me Agron Xhafajn.

“Shkon shefi i krimeve të Vlorës dhe i kërkon djalit tim, numrin tim të telefonit. Më telefonoi dhe më tha se kishin urdhër të më merrnin në mbrojtje, ndërkohë që emri im nuk kishte dalë ende, pasi në audiopërgjim përdorej emri “Dëshmitari X”. Pra, pa dalë emri im asgjëkundi, shteti më dërgon policinë të më mbrojë. Unë e refuzova dhe u thashë se nuk kam nevojë për mbrojtje, pasi nuk kam bërë asnjë gjë”, deklaroi Babalja.

Albert Veliu deklaroi se është i bindur se do të fitojë azilin politik në Kosovë, pasi kërkesa e tij është në përputhje me të gjitha konventat europiane dhe mbi të gjitha, se ksihte besimj te shteti kosovar.

Vetë Albert Veliu, në rrëfimin e tij për “Open” këmbëngul se në audiopërgjim është zëri i tij dhe ai i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm. Babalja shton gjithashtu se i janë bërë shumë oferta, por edhe presione që të dalë e të thotë se audioregjistrimi ishte i manipuluar, por se i ka refuzuar.

“Unë i qëndroj deri në vdekje, vërtetësisë së atij audiopërgjimi. Le të presim që të dalë nga burgu ai përsoni tjetër (Agron Xhafaj), dhe të bëjmë ballafaqimin. Të na merret zëri të dyve dhe më pas do provohet që unë kam të drejtë. Unë i qëndroj të vërtetës time dhe nuk kam frikë për veten, por vetëm për familjen time”, deklaroi Albert Veliu.

ma.me

Next Post
Shifrat/ 2 mijë gra shqiptare janë dhunuar nga bashkëshortet në 8 muaj

Rrëfimi shokues i 5 vjeçarit nga Durrësi: Babi më rrahu me thupër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

August 21, 2026
Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

August 21, 2026
Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

August 21, 2026
Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

Zjarri përfshin edhe pyjet e Gjinarit në Elbasan, rrezikohen banesat, era favorizon flakët! Zbulohet shkaku

August 21, 2026
“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen

August 21, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua shumë!

August 21, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Analiza e REL: A do të lirohet Hashim Thaçi nëse shpallet i pafajshëm?

August 21, 2026
“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

August 21, 2026
Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

August 21, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com