• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Babalja”/ Alizoti pranon kallëzimin e rremë: Salianji na premtoi 200 mijë euro

by Java News
17/09/2019 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga të implikuarit në çështjen “Babalja”, Fredi Alizoti ka pranuar se gjithçka ka qenë e stisur dhe se është kryer kundrejt një shpërblimi prej 2oo mijë euro nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Tiranës, Alizoti iu përgjigj pyetjeve të Prokurorëve, teksa pranoi akuzat e kallëzimit të rremë dhe rrëfeu para gjykatës se ai me Albert Veliun kanë bërë audio përgjimin. Plani tha Alizoti ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Më pas i kishte kërkuar sërish Alizotit, ky i fundit tha se ka pranuar ta bënte, pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, që sipas tij, ia ka premtuar Ervin Salianji.

Sipas Alizotit, është pikërisht deputeti Salianji që gjithashtu i ka siguruar stilolapsat për përgjim. Mos marrja e lekëve, tha i pandehuri më shtyu që të tregoj të vërtetën, ndërsa shtoi se ishte ndjerë i kërcënuar.

Nga ana tjetër, Alizoti u pyet edhe nga avokati Indrit Sefa, i cili ngriti dyshime në lidhje me thëniet e tij, duke e pyetur për disa përgjime ku Alizoti fliste miqësisht me drejtorin e Policisë së Fierit.

“Nuk i kam miq dhe nuk kam pasur marrëdhënie miqësore me ata të dy, por kam qënë unë që ju kam telefonuar dhe ju kam kërkuar mbështetje sepse në situaten e krijuar te ata ndihesha i sigurt”, tha Alizoti teksa i përgjigjej pyetjes së avokatit.

Sefa shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.

Kjo dëshmi e Alizotit duket se fundos edhe ish-deputetin demokrat Salianji, i cili nga denoncues pritet që të kthehet edhe në i akuzuar pasi ka krijuar përmes mashtrimit ka synuar të godas jo thjesht figurën e ishministrit të brendshëm, por edhe ta shantazhoj politikisht atë në ushtrimin e deryrës. Kjo e rëndon Salianjin jo thjesht politikisht e moralisht si organizues i këtij operacioni të turpshëm mashtrimi publik, por edhe kriminalizon rëmdë me përgjigjësi penale

Next Post
Presidenti i KE Donald Tusk mbërrin në Tiranë, takim me Ramën në Kryeministri

Presidenti i KE Donald Tusk mbërrin në Tiranë, takim me Ramën në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

October 2, 2026
Shifra alarmante nga diabeti, mjekët: Mbi 90 mijë të orekur, diagnostikimi tek moshat e reja

Diabeti, kërcënimi i heshtur për zemrën: Pse simptomat mund të mashtrojnë

October 2, 2026
Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Karanxha del kundër prokurorëve: Ndryshimet në Kod ishin të nevojshme, s’mund të kemi burg për çdo gjë

October 2, 2026
Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com