• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babale di Bianku” !

by Mero Baze
28/08/2018 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur shqetësimin e saj për atë që ndodh në Gjykatën e Straburgut me pronat. Së paku prej vitit 2014, përfaqësuesi I shtetit shqiptar në atë Gjykatë Ledio Bianku dhe një grup avokatësh që më parë kanë qenë në krye të Komisionit të Kthimit të Pronave në Tiranë, kanë krijuar një rrjet trafiku, duke u përpjekur të çertifikojnë në Strasburg, abuzimet që kanë bërë me kthimet apo mos kthimet e mundëshme të pronave në Tiranë, dmth me katrahurën shqiptare të pronave. Faktet janë publike dhe emrat e personave, nëse duhet të ndërmerret një hetim, janë konkret. Fatura spekulative që ata po prodhojnë për shtetin shqiptar është falimentuese dhe mbi të gjitha e padrejtë, pasi nuk është diçka që vë në vend drejtësinë për pronat, por një përpjekje për të legjitimuar katrahurën e pronave të krijuar nga të njëjtët zyrtarë në Shqipëri që tani janë atashuar në Stasburg.

I  njëjti lobing, përmes njohjeve me gjyqtarin Bianko, ka bërë që gjyqi për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë të prishur me vendim qeverie dhe të dëmshpërblyer, ta  kaloj për tre muaj në Strabzurg, ndërkohë që mijëra dosje presin në rradhë. Nga ana tjetër kjo dosje është gjykuar për një objekt, I cili nuk ka qenë objekt gjykimesh më parë në Tiranë, pasi këtu pallati është prishur si shpronësim publik, ndërsa çështja është gjykuar si prishje e paligjshme.

Ledio Bianku, I emëruar në atë post si baxhanak I Genc Pollos, është I vetmi problem moral për Gjykatën e Strasburgut.

Këtij problem I shtohet dhe banaliteti I rregjistrimit të bisedës me një zyrtar të shtetit shqiptar Denar Biba, I cili nuk e fsheh shqetësimin e qeverisë për situatën e krijuar me çështjen  e pronave në Strasburg.

Nga aq bisedë e copëtuar sa ka dal në publik, rregjistruar nga Ledio Bianku, në mënyrë vulgare, është e qartë që Denar Biba përcjell shqetësimin që egziston realisht në qeverinë e Tiranës për këtë çështje. Nuk ka ndonjë problem personal në kërkesën e tij. Biles më tej ai pretendon se ka dhe gjëra që mund ta zhbëjnë gjithë bisedën e montuar të Biankut.

Por të qëndrojmë tek ky vulgaritet që është bërë publik.

Sforcimi I opozitës për të bërë kauzë një gjest vulgar të një gjykatësi që përgjon kolegët me të cilët ulet në tavolinë dhe që reflektojnë shqetësimet e shtetit të tyre, është dëshpëruese, pasi  tregon se shpresa e fundit e saj ka mbetë të falemintojë qeveria me gjyqe në Strasburg, në pamundësi për ta rrëzuar me vota në Tiranë.

Ndërkohë që Ledio Biankut I ka mbaruar mandati dhe qeveria po dështon të emëroj një kandidat të ri të pranuar në Strasburg, kjo periudhë po mbushet me shërbimet e fundit politike të Biankut për ti lënë vend vetes për një karrige në selinë e SHQUP.

Mendoj që këtu si ka keq punët. Kunatit dhe vjerrit të Lulit, I ka dhënë rreth 15 milionë dollarë. Selia e SHQUP në tërësi është e mbushur me njerëz të Genc Pollos dhe ndjehet si në shtëpi të baxhanakut dikurshëm.  Dhe mbi të gjitha ka të vetmen aftësi që është shumë e zhvilluar në SHQUP së fundmi, audiopërgjimet. Për kaq ja vlen ky vulgaritet që ka bërë sot. Është një “Babale” me aksent perëndimor: “Babale Di Bianku”

a.ç

Next Post
Përplasja për emigrantët, Italia kërcënon Brukselin

Përplasja për emigrantët, Italia kërcënon Brukselin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In