• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai shqiptar përdhunoi vajzën dy vjet rresht, dëshmia tronditëse e 13-vjeçares

by Java News
11/05/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulim i frikshëm ai në Greqi ku një baba shqiptar, emigrant prej vitesh në Mitilini, u denoncua se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur për dy vjet rresht.

Prokuroria në Mitilini dërgoi sot në gjykatë, dosjen për babanë 38-vjeçar, nën akuzën e rëndë të incestit dhe abuzimit seksual përmes dhunës psikologjike dhe fizike.

NOA.al ju sjell ekskluzivisht raporton e korrespondentit tonë në Greqi dhe foton e të dyshuarit.

Vajza, një 13-vjeçare, nxënëse në gjimnazin shtetëror të Mitilinit, momentalisht gjendet nën traumë psikologjike dhe nën kujdesin e punonjësve socialë të shoqatës “Buzëqeshja e Fëmijës”, duke u shkëputur përkohësisht nga ambientet e shkollës.

Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së mërkurës kur nëna shqiptare e vajzës 13 vjeçe, shkoi në rajonin e policisë së Mitilinit në ishullin Lesvos dhe denoncoi se burri i saj kishte abuzuar seksualisht me bijën e tyre.

Policia ekzekutoi një urdhër ndalimi për të dyshuarin, baba i pesë fëmijëve dhe ai gjendet aktualisht në paraburgim.

Abuzimi nuk dot mësohej edhe për kohë të tjera, nëse në shkollën e vajzës nuk do të kishin lindur disa dyshime. Vajza shfaqte probleme psikologjike të atilla që shqetësuan mësuesit dhe nxënësit. Ata ia transmetuan këto shqetësime, direkt nënës së 13-vjeçares e cila duket se menjëherë më pas, foli ngultas me të bien për të mësuar se çfarë e mundonte.

Vajza e vogël ka pranuar tek e ëma dhe më pas në dëshminë që i dha agjentëve policorë se prej më shumë se dy vitesh ishte detyruar t’i jepej të atit që, përmes dhunës arrinte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Më herët, vajza kishte arritur të fliste dhe me dy shoqet e saj, për ato që i ati i bënte rregullisht prej mëse dy vjetësh.

Policia e Mitilinit njoftoi se 38-vjeçari fillimisht i mohoi akuzat, por pas ballafaqimit me deklaratën e së bijës dhe detajet rrënqethëse që ajo iu kishte treguar agjentëve në prani të psikologes, u detyrua të pranojë se abuzonte me vajzën e tij prej më shumë se dy vitesh.

Burri i akuzuar për përdhunimin e të bijës, jetonte prej vitesh në fshatin Thermi të Mitilinit bashkë me gruan dhe pesë fëmijët e tyre.

Ai jetonte dhe punonte në të zezë në Greqi, pasi nuk kishte leje qëndrimi dhe pune. Kohët e fundit ishte pushuar nga puna nga pronari i tij grek, pasi kishte konstatuar parregullsi pune.

Më herët disa vjet më parë, i dyshuari ishte arrestuar për ushtrim dhune por më tej ishte shpallur i pafajshëm.

c.a

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

November 26, 2026
Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

November 26, 2026
Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

November 26, 2026
AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

November 26, 2026
“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

November 26, 2026
Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

November 26, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

November 26, 2026
Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

November 26, 2026
“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

November 26, 2026
Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In