Jolanda Gurakuqi deklaron për “Gazeta Shqiptare” se ende nuk e beson që u vërtetua shkencërisht nga analiza e ADN se bashkëshorti i saj ka kryer marrëdhënie me të bijën. 35-vjeçarja me lot në sy tregon se bashkëshorti i saj është i vdekur për të, pasi nuk mund ta përtypë diçka kaq të rëndë. “Nuk mund ta mendoj se si arriti dhe bëri një veprim të tillë. Dua ta pështyj”, tregon Jolanda duke fshirë lotët. Më tej ajo thotë se është bërë edhe një analizë më parë dhe bashkëshorti i saj doli që nuk kishte lidhje me këtë ngjarje dhe analiza e ADN doli ndryshe nga e para. Ajo ngre dyshime mbase ngaqë nuk do që ta pranojë realitetin, por pranon se me bashkëshortin e saj nuk do të jetojë më.
Jolanda, pas përgjigjes së analizës ju u larguat nga salla e gjyqit me lot në sy, a e prisnit këtë përgjigje?
Unë nuk kisha mundësi të flisja dje, pasi siç e patë edhe ju, u shokova nga përgjigjja e analizave. Për mua ai ka vdekur, nuk më intereson më. Shtëpia ime dje u kthye sikur të jetë mort. Qajnë të gjithë fëmijët, asnjë prej tyre nuk ka shkuar në shkollë, nuk dëgjojnë të shkojnë ngaqë kjo u vërtetua. Fëmijët janë të traumatizuar. Më duhet të marr veten, dje kam qenë në spital duke marrë qetësues, pasi isha shumë keq. Kur shoh fëmijët dhe shoh vajzën e vogël që nuk e njeh të atin dhe e kërkon, nuk mund ta duroj dot. Vajza e vogël nuk e njeh të atin fare. S’e imagjinoj dot që një baba ta rrisë fëmijën e të kryejë marrëdhënie me të, s’e imagjinoj vërtet. Mbase nuk e beson, por mua s’më ka zënë gjumi. Fëmijët më thoshin që të qetësohesha, ajo që u bë u bë, por për mua është e pafalshme. Gjithçka është në kurrizin tim. Ai të bëjë çfarë të dojë, për mua ai ka vdekur.
Pas përgjigjes a keni folur me bashkëshortin tuaj?
Po, vazhdon ta mohojë.
E keni takuar?
Kam qejf ta takoj, ta shikoj në sy dhe ta pështy, sepse ma ka thënë në sy që është i pafajshëm. Është betuar në kokën e fëmijëve. Dhe unë ndaj i kam ecur pas, se ai është një turp i pafalshëm. Ta kisha ditur se kjo është e vërtetë, unë do ta kisha vrarë vetë. Dje madje nuk e kuptova mirë përgjigjen se isha dhe shumë në tension, s’po më mbante vendi, po ju shikoja ju si gazetarë që të më tregonit se çfarë po thoshte gjyqtari se nuk kuptoja. Për mua kanë vdekur të gjithë.
Si mendon se do t’i rrisësh e vetme fëmijët?
Nuk e kam problem për një copë bukë, do dal do lyp e fëmijët do t’i mbaj. Por nuk e kuptoj se si arriti. E kam dashur më shumë se veten time, kam mohuar edhe familjen time.
Po pse vajza e akuzoi e më pas e mohoi? Mos ka pasur presion?
Jo s’ka pasur asnjë lloj presioni. Unë mendoj se mbase më ka parë mua duke qarë e duke vuajtur dhe i ka mohuar më pas akuzat e ka menduar ta falë që të rrijë me mamin. Nuk e di, po them çfarë po mendoj, unë se me vajzën nuk kam folur. Mendova se e ka akuzuar nga dhuna.
Po familja e bashkëshortit tënd si e priti përgjigjen?
Ata thonë që e kam bërë unë, që e kam shtyrë vajzën të bëj denoncimin. Më thonë mua që ti e di se çfarë ke bërë, s’e kuptoj çfarë kam bërë unë (ngre shpatullat). Tani njerëzit e tij mund të thotë se mund të ketë një gabim në analizën e policisë shkencore. Unë s’dua më sqarimin e askujt, sqarimin e mora nga përgjigja e AND-së.
Po familja juaj e mori vesh?
Të gjithë e kanë marrë vesh. Janë të shokuar, është shumë e pafalshme. Familja ime më ka braktisur, më kanë thënë që s’kam më punë me ta, pasi unë Fatosin (bashkëshortin) e morra me dashuri dhe familja ime ishte kundër që në fillim. Babai im më pati thënë që do vijë një ditë që do e kërkoj, po ai s’do jetë më pranë meje dhe kështu ndodhi. Jam në dorë të Zotit. S’kam as shtëpi, as me se të ushqej fëmijët. Nuk e di se çfarë do të bëj.
Pse besonit në pafajësinë e bashkëshortit tuaj?
E kam pyetur jo një herë, por mbi 100 herë dhe më ka zënë be edhe në shpirtin e babait të tij. I besova atij, e kam takuar çdo javë në burg. Kam lënë fëmijët vetëm dhe e kam takuar se më vinte keq e mendoja se vajza gënjeu se është e re dhe nuk ka ditur çfarë ka bërë. Doja të mblidheshim siç ishim një familje.
E kam pyetur shumë herë se mos del përgjigja ndryshe nga sa thoshte…?
E kam pyetur, jo më ka thënë nuk ka se si del, unë nuk arrij ta besoj. Mbase dhe mund të jetë dhe një gabim, pasi Fatosit i është bërë dhe një analizë më parë dhe ajo doli që nuk kishte lidhje me këtë ngjarje, por analiza e AND-së doli ndryshe nga e para. Mund të ketë një gabim, unë nuk di. Prita një vit që të zbuloja çfarë kishte ndodhur. Unë e dua dhe e kam dashur gjithë jetën, por kjo është shumë e pafalshme.
Ju e keni marrë vesh si ndodhi ngjarja?
Një natë parë se vajza ta denonconte. Ime bijë vinte nga shkolla në orën 18:00 edhe babai i dilte para një rruge plot ferra, rrugë e keqe ku nuk kalonte njeri, vetëm ne. Aty mendoj se ka ndodhur ngjarja. Vajza ka shkuar të nesërmen në shkollë, aty i ka rënë të fikët dhe mësuesit e kanë çuar në spital dhe kanë lajmëruar tim shoq. Pasi shkoi në shkollë, im shoq ka pasur debate me mësuesit e më pas është lajmëruar policia që e mori. Unë nuk e kam ditur që vajza dhe im shoq ishin në rajon të policisë, e dija ditur se ata janë në spital, nuk më ka thënë njeri që ishin në rajon. S’e di çfarë ka ndodhur në rajon në 2 a 3 e mëngjesit, e mora vesh dhe sapo më thanë ç’kishte ndodhur, e mohova.
ma.me