• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BABAI ose një udhëtim nëpër ferr për të kapur dritën

by Java News
04/11/2015 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jonida Hitoveizi

Një dimër që  nuk dihet sesa stinë do të ketë, “çelet” me tingujt e “pranverës në Prishtinë”.

Fytyra e lodhur e një burri dhe frika e të qenit i “kapur”, i kthyer pas në vendin nga ku po përpiqet të “arratiset”. Në radion e makinës dëgjohet ende “pranvera në Prishtinë”, ndërsa në bagazhin e makinës, përshfaqet fytyra e njomë, e strukur dhe  e ngrirë e Norit, një djalosh, që ende nuk i kanë dalë qimet  e para në fytyrë. Kështu nis drama në ekranin e kinemasë, ndërsa për shumë shqiptarë tragjedia e emigrimit ilegal, në jetën reale.

“Babai” i Visar Morinës, është vendosur në Kosovën e viteve 1990, por këtë e kupton nga subjekti i filmit, pasi koha humbet. Mund ta quajmë edhe një film pa kohë, apo një “fiction” të vendosur në kohë.

Në kohën, tani, sot, kur në kronikat tona flitet çdo ditë për shqiptarë që ikin nëpër shtigje të pasigurta, për shqiptarë që kthehen pasi nuk pranohen në kampet e azilkërkueseve.

“Kampi i refugjatëve ku janë xhiruar disa pjesë nga filmi është real, në Gjermani”, shpjegon një nga bashkëproducentët e filmit “Babai”, Visar Krusha. Ndërsa më tej thotë se Nori ( Val Maloku), 11 vjeçari i talentuar që është protagonisti i filmit, është zgjedhur pas 3000 fëmijëve që kanë marrë pjesë në audicione.

Për “Babain”( Astrit Kabashi) roli i emigrantit nuk ka qenë dhe aq i vështirë.

“Unë e kam provuar vet emigrimin gjatë luftës, ndërsa im atë ka emigruar në Gjermani në vitet 90’. Jam ndjerë shpesh si Nori në film, por rrija me shpresën se një ditë dhe ne do shkonim tek ai, derisa një ditë im atë u kthye”, shprehet Kabashi. Ai nuk lë pa rrëfyer edhe një moment pikant nga puna me 11 vjeçarin e talentuar Val Maloku, të cilit ky “emigrim” i ka hapur rrugët në Hollivud.

“Kemi punuar shumë gjatë edhe me Visarin edhe me fëmijën. Ai është një fëmijë shumë inteligjent. Në fillim kemi pasur frikë, na është dukur pak i ngurtë, ndaj jemi detyruar kemi ikur në mal, 3-4 ditë bashkë me djalin për tu socializuar pak. Kemi parë që ai është shumë i zgjuar dhe na ka befasuar të gjithëve”, thotë ai për Valin, i cili e ka pasur këtë rolin e tij të parë.

Në film gjithçka është në shërbim të bashkimit të Norit me babain e tij dhe të defromimit të dashurisë prej emigrimit. Madje edhe Valentina, gruaja që ka burrin në Gjermani, e cila i vjedh atij lekët e  rrugës për t’ia mbathur vet.

Qëllimi për të shkuar tek të dashurit në Gjermani i bën sërish bashkë dhe djali tashmë i rrahur me vaj e uthull mundet t’i marrë pjesën e  tij të lekëve për të shkuar në Gjermani.

Kalvari i mundimtë nga toka në det, nga deti në kamion duket se s’do të marrë kurrë fund. Në këtë fragment ka vetëm errësirë dhe një dritë të zbehtë në fytyrat e rraskapitura të atyre që i shpëtuan vdekjes.

Valentina, aktorja Adriana Matoshi rrëfen se për të çastet më të vështira ishin xhirimet në det, atje ku thellësia ishte deri në 300 metra.

Por errësira dhe karvani i mundimeve në shpinën e brishtë të Norit dhe shpatullat e përvuajtura të Gëzimit nuk merr fund as në qiejt e Gjermanisë, as kur bëhen bashkë. Madje gjithçka bëhet më e vështirë, edhe dashuria mes tyre. Miti i babait që ofron siguri, strehë, ushqim zhbëhet, ndërsa vuajtja e shumëfishtë zmadhohet. Dhe gjithçka mbetet është një tjetër ikje, një tjetër rrugë klandestike në errësirë, derisa diku, dikush të ndezë dritën e një strehe, e një vakti, e pak dinjiteti njerëzor, i cili shpesh teret në luftën për mbijetesë.

“Babain”, Kosova e ka përzgjedhur për ta çuar në Oscar në kategorinë e fimit të huaj.

Ai është cilësuar si një ndër realizimet kinematografike shqip më të arrira, ndërsa punën për të, Visar Morina e ka nisur qysh në vitin 2007 me skenarin.

Deri tani Babai është shpërblyer me disa çmime mjaft të rëndësishme; si  çmimi për regjinë më të mirë në Karlovy Vary Festival, ndërsa ka marrë tre çmime në Munich Film Festival për skenarin, regjinë dhe aktorin më të mirë protagonist.

Nesër ai shfaqet për publikun kryeqytetas në Kinema Millenium, në orën 18:00 në kuadër të TIFF.

Next Post

Hollywudi me sytë nga Lazarati, film për fshatin e kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

July 14, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

July 14, 2026
“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

July 14, 2026
Sot protesta e 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen!

Sot protesta e 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen!

July 14, 2026
Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën dy persona nga përplasja e makinave

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën dy persona nga përplasja e makinave

July 14, 2026
45 ditë protestë para Kryeministrisë, Paskal Milo i bën thirrje Presidentit të ndërhyjë: Begaj të ndërmjetësojë palët

45 ditë protestë para Kryeministrisë, Paskal Milo i bën thirrje Presidentit të ndërhyjë: Begaj të ndërmjetësojë palët

July 14, 2026
Hapen nominimet për Çmimin “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek” për vitin 2025

Hapen nominimet për Çmimin “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek” për vitin 2025

July 14, 2026
Mbyllja e 3 grupkapitujve të parë me BE, Tabaku: Integrimi europian nuk matet me propagandën e qeverisë

Mbyllja e 3 grupkapitujve të parë me BE, Tabaku: Integrimi europian nuk matet me propagandën e qeverisë

July 14, 2026
Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In