• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Jonidës: Policia të gjejë personin që e mori me makinë të shtunën

by A R
18/08/2016 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyshimet e familjarëve të 29-vjeçares që u gjet e vrarë në Golem nuk lidhen vetëm me faktin se nuk janë lejuar që ta shohin para se ta varrosnin, por edhe me autorësinë e ngjarjes. Babai i Jonidës, Sefedin Çanaku, shprehet për gazetën “Panorama” se i dashuri i saj edhe mund të mos jetë autor i ngjarjes. Ndërsa kërkon nga Policia që të hetojë personin që erdhi dhe e mori me makinë të shtunën në mbrëmje.

Nga Policia apo nga Morgu nuk ju kanë thënë asgjë?

Asgjë prej gjëje. E pyeta atë doktorin, mjekun ligjor që kishte bërë autopsinë, nuk më tregoi asgjë. Më tha të shkoja pas tri ditësh, të më jepte raportin. Po një shkak duhej të ma jepte, të ma thoshte me fjalë të paktën: “Si kishte vdekur vajza ime? Me çfarë e kanë vrarë? Sa kohë kishte që ishte vrarë?”. S’më tha asgjë nga këto. Si rregull, në raste të tilla një i afërm duhet të futet ta identifikojë personin e vdekur, por mua nuk më futën. Asnjëri nga ne nuk hyri për ta identifikuar. Edhe nga Policia e njëjta gjë. Asgjë nuk tregojnë. Unë dua ta di të vërtetën. Kam të drejtë ta di.

Çfarë dyshimesh keni ju si prindër të Jonidës?

Nuk di çfarë t’ju them më parë. Kjo histori më duket shumë e mistershme. Unë s’e kam parë për së vdekuri vajzën time. Gruaja, madje, ka dyshime që Sokrati mund të mos jetë fare autor i vrasjes së saj. Sipas saj, ai nuk ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë. Po edhe unë dyshoj. Mund ta ketë vrarë edhe ndonjë person tjetër. Policia thotë që ka gjetur letra që i ka shkruar ai para se të vriste veten. Ku janë ato letra, pse nuk m’i tregojnë? Kam dyshime edhe për personat që vinin dhe e merrnin me porosi të tij këtu para shtëpisë. Policia duhet t’i gjejë këta persona. Duhet ta gjejë atë njeri që erdhi e mori këtu të shtunën në darkë. Mbase ai di diçka apo fsheh ndonjë gjë.

Kush ishte personi që e mori atë natë?

Nuk e dimë se kush ishte. Nuk e pamë. Thjesht ndaloi makina para portës dhe vajza doli e iku.

Po makinën e patë, fiksuat ndonjë targë?

Jo, nuk pamë asgjë se ishte shumë errësirë kur doli dhe iku.

Po ndonjë tjetër keni parë, meqenëse thoni që vinin persona të ndryshëm?

Jo, nuk kemi parë asnjë. Por Policia e ka të lehtë t’i gjejë ata njerëz dhe t’i pyesë. Të marrë tabulatet e telefonit të vajzës, apo të atij Sokratit, shihet se me kë ka folur ime bijë, apo edhe ai. Të gjithë këta persona janë të dyshimtë për mua.

Po në telefon nuk kishit folur me vajzën që prej asaj nate?

Jo. Nuk ia dinim numrin që ta merrnim. Para pak ditësh kishte ndërruar numrin dhe ia kishte dhënë vetëm të motrës, që është në Greqi. Mori një telefon të ri, që ia bleu ai dhe kishte ndërruar edhe numër. Ajo nuk na kishte marrë dhe ne nuk kishim si ta merrnim.

Next Post

Twitter mbyll 235 mijë faqe propaganduese të terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In