• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babai im u vra me urdhër të Sali Berishës”

by S M
03/12/2016 23:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali Berishës, në bashkëpunim me njerëzit e tij më të afërt”. Kështu shprehet gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar nga Shkupi, Remzi Hoxha, i cili prej 21 vitesh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye nga SHIK­-u. Për këtë krim familjarët akuzojnë si të implikuar ishkryeministrin Sali Berisha si urdhërues, ndërsa ish-­SHIK-sat Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini si zbatues.

Ardian Hoxha thotë se Berisha gënjen kur thotë se nuk ka dijeni për fatin e Remzi Hoxhës. Ai deklaron gjithashtu se ish­punonjësit e SHIK­ut, Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini shantazhojnë ish­kryeministrin Berisha lidhur me zhdukjen e babait tij. Ai thotë se Kumbaro i shpëtoi drejtësisë angleze fale ndihmës së Berishës.

Ardian, në çfarë faze janë hetimet për zhdukjen e babit tuaj, Remzi Hoxha?

Ne si familje kemi luftuar 21 vite që ishte SHIKU i Sali Berishës që kishte zhdukur dhe mbytur babin tim. Në një prononcim të Berishës thotë që nuk ka dijeni për të, por në fakt kjo është bërë me urdhra të tij në bashkëpunim me njerëzit te e tij më të afërt. Kemi arritur që ta vërtetojmë që po ata njerëz që patën dyshimin që nga dita e parë e zhdukën dhe e vranë Arben Sefgjini, Sali Berisha. Pas 17 vitesh edhe nga Prokuroria e Sali Berishës del që faji i mbetet vetëm Ilir Kumbaros, por për më shume se Kumbaro ishte i arratisur, por ishte i mbrojtur edhe nga avokatët e Sali Berishës. Kur thotë që u lanë të pafajshëm në vitin 2013 u burgosën këta persona.

Ata u liruan nga burgu, bilës u dëmbshpërblyen. Tani mbetet që u vërtetatuar që SHIK­u i Berishës e ka bërë, dhe faji i ka mbetur Ilir Kumbaros i cili është në arrati. Unë besoj që shteti shqiptar ka mundësi ta gjejë dhe të na tregojë ku janë eshtrat. Berisha është pyetur për eshtrat e babit tim, por thotë që nuk ka dëgjuar ndonjëhërë për Remzi Hoxhës. Tani bëhën 21 vite që po gënjen. Për zhdukjen dhe mungesën e eshtrave të babit tim është Berisha.

Si ka ecur hetimi tani që e majta është në pushtet?

Ne kishim një shpresë shumë të madhe kur fitoi PS­ja, pasi nuk janë grupi që janë të implikuar. U gëzuam dhe kërkuam me kryeministrin Rama. Takimi u bë pas 4 muajsh që u zgjodh Kryeministër. Ai na tha që deri në momentin që kontrollohet nga PD do e kemi të vështirë. Ne e kemi pasur të vështirë pasi njerëz të Berishës kanë qenë në çdo institucion.

Me kalimin e viteve kjo shpresë u zbeh. Ne u munduam shumë para një viti që ta ngremë çështjen e babit tim në axhende të shtetit shqiptar. Për fat të keq edhe kjo strukturë nuk tregon interesim. Nga fillimi ka qenë i implikuar Budjon Meçe, i cili bashkë me Kumbaron ju ka ngelë në dorë babi im. Gjatë gjykimin sajojnë që ai gjendet në gjendje komë në një spital dhe nuk mund të shihet nga askush. Tashmë me atë nuk merret njeri. I bëj thirrje publike me Budjon Meçe, pasi edhe ai është i implikuar. Shpresoj që shteti ta zgjidhë këtë çështje. Ne do merremi me institucione të nivelit europian.

Kush mendoni se janë njerëzit që e kanë ndihmuar të arratisej nga Anglia, Ilir Kumbaron?

Janë njerëzit e Berishës. Avokatët që e mbronin ishin të njëjtit që mbronin atë. Berisha e di se ku fshihet Ilir Kumbaro. Edhe Bashkim Gazideden i bëri drejtor, këta njerëz ishin duke u hetuar ndërsa ai i emëroi në poste. Berisha është shantazhuar nga këta persona.

A mendoni se do të vendoset drejtësi?

Drejtësia vonon por nuk harron. Ne jemi munduar me vite që ta zgjidhim këtë çështje dhe e shohim që pa ndikim ndërkombëtar në Shqipëri nuk bëhet asgjë. Ne do e ngrijmë në nivel të strukturave europiane. Unë jam i bindur që do vijë dita që të gjejmë eshtrat e babit tim.

Next Post
Dekorimi i 67 ballistëve, Moikom Zeqo: Lajthitje e Presidentit

Takimi im i fundit me Andrean...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet e Mediut në SHBA, Kokalari i shkruan DASH: Mund të përdoren si mbështetje për Berishën

Takimet e Mediut në SHBA, Kokalari i shkruan DASH: Mund të përdoren si mbështetje për Berishën

May 24, 2026
“Shumë kaos në lëvizjet e Trumpit”, Ish-këshilltari i Obamës zbërthen krizën SHBA–Iran: Ai kërkon dorëzim, jo marrëveshje

“Shumë kaos në lëvizjet e Trumpit”, Ish-këshilltari i Obamës zbërthen krizën SHBA–Iran: Ai kërkon dorëzim, jo marrëveshje

May 24, 2026
Drogë, alkool dhe celularë, çfarë u gjet në burgun e Fierit (FOTO)

Drogë, alkool dhe celularë, çfarë u gjet në burgun e Fierit (FOTO)

May 24, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Dinjitari dhe dinjiteti: Kur mungesa e kulturës protokollare paraqitet si modernitet

May 24, 2026
Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

Media iraniane: Irani nuk ka marrë angazhime bërthamore në marrëveshjen paraprake me SHBA

May 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 25 Maj 2026

May 24, 2026
Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

Një fis i tërë ngrihet ta mbrojë për një “tufë flokësh”, historia e vajzës sekrete të Sadam Huseinit që po trondit Jemenin

May 24, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Policia aksion 24-orësh në gjithë vendin, kapen 3 persona në kërkim

May 24, 2026
U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

May 24, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Opozita tentoi të dëmtonte imazhin e vendit”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Shqipëria s’mbyll negociatat pa luftuar korrupsionin

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In