• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi im i fundit me Andrean…

by Moikom Zeqo
03/12/2016 23:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Lajmi i beftë i vdekjes së Andrea Stefanit e ka tërë dhimbjen pa përmasa.

Pa mbushur ende  moshën 60 vjeç, në kulmin e aftësive dhe artikulimit të shkrimeve të tija kriticiste dhe  kaq shpesh iluministe Andrea në siglen e një sëmundje fatale dhe të pashërueshme u largua nga kjo botë, nga familja, gruaja dhe fëmijet, nga shokët dhe miqtë kur shumica e njerëzve as nuk e mendonin fare ose në mënyrë të përafërt vdekjen e tij.

E kam njohur Andrean, madje në vlerësimin e një libri të tij të parë publicistik në pjesën e pasme të kopertinës janë edhe mendimet e mia, për shtjellimin guximtar të një gazetarie me një instrument kirurgjikal  për një modus operandi, për të mos qenë nje modus moriendi.

Para tri javësh u takova në rrugë me Andrean. Unë sapo kisha mbaruar ciklin e dytë të kimio-terapisë, kur Andrea më tha se edhe ai po bënte mjekimin e vështirë të kimio-terapisë. Mu duk plot optimizëm dhe sytë i shkëlqenin nga shpresa e së ardhmes.

Andrea Stefani ishte një nga publicistët më të guximshëm dhe të pakompromis këto 25 vitet e katrahurës politike dhe korrupsionit galopant e të frikshem. Ishte një luftëtar i qartë për të Vërtetën.

Shkrimet e tij e kanë atributin e referencës dhe të kulturës teorike të mediave dhe të shtypit demokratik. Shkrimet e Andreas do ti mungojnë për fat të keq  shtypit shqiptar, veçanërisht stafit dhe gazetës DITA, ku ai ka dhënë kontribut keto vitet e fundit.

Po e citoj një mendim në latinisht të Senekës – (tek libri EPISTOLAE MORALES): Non mortem timemus, sed cogitationem morteis. (Nuk i frikësohemi vdekjes, por mendimit për vdekjen).

Kështu vdekja e Andrea Stefanit na trishton në të gjitha kuptimet njerëzore, por SAGA E SHKRIMEVE  të tij janë edhe Ditar edhe një substancë e Kujtesës.

Next Post
Vrau me thikë vajzën e tij 17-vjeçare, gjykata e dënon me 35 vjet burg

Vrau me thikë vajzën e tij 17-vjeçare, gjykata e dënon me 35 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In