“Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali Berishës, në bashkëpunim me njerëzit e tij më të afërt”. Kështu shprehet gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar nga Shkupi, Remzi Hoxha, i cili prej 21 vitesh rezulton i zhdukur, pasi u rrëmbye nga SHIK-u. Për këtë krim familjarët akuzojnë si të implikuar ishkryeministrin Sali Berisha si urdhërues, ndërsa ish-SHIK-sat Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini si zbatues.
Ardian Hoxha thotë se Berisha gënjen kur thotë se nuk ka dijeni për fatin e Remzi Hoxhës. Ai deklaron gjithashtu se ishpunonjësit e SHIKut, Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini shantazhojnë ishkryeministrin Berisha lidhur me zhdukjen e babait tij. Ai thotë se Kumbaro i shpëtoi drejtësisë angleze fale ndihmës së Berishës.
Ardian, në çfarë faze janë hetimet për zhdukjen e babit tuaj, Remzi Hoxha?
Ne si familje kemi luftuar 21 vite që ishte SHIKU i Sali Berishës që kishte zhdukur dhe mbytur babin tim. Në një prononcim të Berishës thotë që nuk ka dijeni për të, por në fakt kjo është bërë me urdhra të tij në bashkëpunim me njerëzit te e tij më të afërt. Kemi arritur që ta vërtetojmë që po ata njerëz që patën dyshimin që nga dita e parë e zhdukën dhe e vranë Arben Sefgjini, Sali Berisha. Pas 17 vitesh edhe nga Prokuroria e Sali Berishës del që faji i mbetet vetëm Ilir Kumbaros, por për më shume se Kumbaro ishte i arratisur, por ishte i mbrojtur edhe nga avokatët e Sali Berishës. Kur thotë që u lanë të pafajshëm në vitin 2013 u burgosën këta persona.
Ata u liruan nga burgu, bilës u dëmbshpërblyen. Tani mbetet që u vërtetatuar që SHIKu i Berishës e ka bërë, dhe faji i ka mbetur Ilir Kumbaros i cili është në arrati. Unë besoj që shteti shqiptar ka mundësi ta gjejë dhe të na tregojë ku janë eshtrat. Berisha është pyetur për eshtrat e babit tim, por thotë që nuk ka dëgjuar ndonjëhërë për Remzi Hoxhës. Tani bëhën 21 vite që po gënjen. Për zhdukjen dhe mungesën e eshtrave të babit tim është Berisha.
Si ka ecur hetimi tani që e majta është në pushtet?
Ne kishim një shpresë shumë të madhe kur fitoi PSja, pasi nuk janë grupi që janë të implikuar. U gëzuam dhe kërkuam me kryeministrin Rama. Takimi u bë pas 4 muajsh që u zgjodh Kryeministër. Ai na tha që deri në momentin që kontrollohet nga PD do e kemi të vështirë. Ne e kemi pasur të vështirë pasi njerëz të Berishës kanë qenë në çdo institucion.
Me kalimin e viteve kjo shpresë u zbeh. Ne u munduam shumë para një viti që ta ngremë çështjen e babit tim në axhende të shtetit shqiptar. Për fat të keq edhe kjo strukturë nuk tregon interesim. Nga fillimi ka qenë i implikuar Budjon Meçe, i cili bashkë me Kumbaron ju ka ngelë në dorë babi im. Gjatë gjykimin sajojnë që ai gjendet në gjendje komë në një spital dhe nuk mund të shihet nga askush. Tashmë me atë nuk merret njeri. I bëj thirrje publike me Budjon Meçe, pasi edhe ai është i implikuar. Shpresoj që shteti ta zgjidhë këtë çështje. Ne do merremi me institucione të nivelit europian.
Kush mendoni se janë njerëzit që e kanë ndihmuar të arratisej nga Anglia, Ilir Kumbaron?
Janë njerëzit e Berishës. Avokatët që e mbronin ishin të njëjtit që mbronin atë. Berisha e di se ku fshihet Ilir Kumbaro. Edhe Bashkim Gazideden i bëri drejtor, këta njerëz ishin duke u hetuar ndërsa ai i emëroi në poste. Berisha është shantazhuar nga këta persona.
A mendoni se do të vendoset drejtësi?
Drejtësia vonon por nuk harron. Ne jemi munduar me vite që ta zgjidhim këtë çështje dhe e shohim që pa ndikim ndërkombëtar në Shqipëri nuk bëhet asgjë. Ne do e ngrijmë në nivel të strukturave europiane. Unë jam i bindur që do vijë dita që të gjejmë eshtrat e babit tim.