• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Babai im e fali Gafur Mazrekun”, flet vajza e Azem Hajdarit

by A R
18/06/2018 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun, “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”.

Në historinë shqiptare Gafurr Mazrreku njihet si i vetmi njeri që ka shkrehur një armë në ambientet e Parlamentit.

Ishte viti 1997 kur Mazreku, atëherë deputet i Partisë Socialiste, qëlloi në drejtim të rivalit të tij demokrat, Azem Hajdari, duke e plagosur atë.

Për këtë, Gafurr Mazreku u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas nderohet nga Këshilli Bashkiak i Hasit.

E bija e Azem Hajdarit, Rudina, tashmë deputete, tregon si e përjetoi këtë vendim.

“Ky është një akt i shëmtuar. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë i shëmtuar për popullin shqiptar.

Për vetë faktin se ky njeri ishte i pari që bëri një akt të tillë në Parlament. Ky është një njeri që është dënuar dhe është kriminel.

Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, u shpreh Rudina Hajdari për Top Channel.

Partia Demokratike reagoi menjëherë duke e konsideruar Kryeministrin Rama si autorin e këtij vendimi.

“Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij.

Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati! Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari”, tha Gent Strazimiri.

Edhe Presidenti i Republikës reagoi ashpër përmes zëdhënësit Tedi Blushi, duke dënuar si një provokim titullin e dhënë në nder të Gafurr Mazrekut: “Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.

Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.”Përmes një reagimi zyrtar, zyra e Kryeministrit u distancua nga vendimi i Këshillit Bashkiak Has, duke e konsideruar atë gjithashtu një provokim të papërgjegjshëm të kujtdo që e ka propozuar dhe e ka miratuar atë.

“Kryeministri Edi Rama bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Kryeministria i konsideron akuzat e Partisë Demokratike si vulgare dhe shpërdorim politik të emrit dhe kujtimit të Azem Hajdarit”. /b.d

Next Post
Teatri/ Protestës i ikin artistët, e marrin në dorë këshilltarët bashkiakë të PD-LSI

Teatri/ Protestës i ikin artistët, e marrin në dorë këshilltarët bashkiakë të PD-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In