• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai i Qazim Laçit: Dy emocione më kanë gëzuar më shumë, lindja e Qazimit dhe goli ndaj Kroacisë. Ja ç’më tha pas ndeshjes

by Java News
20/06/2024 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qazim Laçi ngriti peshë zemrat e tifozëve kuqezi pas golit të parë në barazimin ndaj Kroacisë.

Babai i tij, Emin Laçi, ka folur për “Vizionin e Pasdites” në një lidhje “Skype”. Ai tha se e përjetoi ndeshjen me shumë emocion, teksa rrëfeu se e parandjeu që i biri do të shënonte gol.

“Jam në Gjermani. Isha në stadium. Unë dhe bashkëshortja ime ju falenderojmë pa masë. Ishim të dy në stadium. Ishin emocione të paparashikuara. Isha shumë i bindur që do fitonim me Kroacinë sepse kemi një brez shumë të fortë. Nuk ishim me fat sepse ramë me 3 skuadrat më të forta të Europës.

Mirëpo me çunat që kemi, jo sepse është djali im, kemi një brez shumë të artë. Deri më tani dy emocione më kanë gëzuar kaq shumë. Ditën kur lindi Qazimi dhe goli i djeshëm. I kam thënë bashkëshortes, unë e kam parë kur ka shkelmuar topin e parë, do të bëjë gol.

Me shumë ankth, por më ka bërë përshtypje që ishte një ndeshje shumë vëllazërore me ato tifozët e Kroacisë, duke u përqafuar me njëri-tjetrin”, tha ai.

Babai i Qazim Laçit tha se ishte personi i parë që futbollisti telefonoi kur doli nga stadiumi.

Dje isha personi i parë që mori në telefon kur doli nga stadium, më tha ta prisja një restorant ku po vinte kombëtarja. Me gjysmën e çunave jam shumë i njohur.

Ai gjithmonë thotë që “duhet të kishim pasur pak fat, duhet të kishim fituar ndeshjen, jo se bëra gol unë”. Nuk patëm fat, futbolli kështu është”, tregoi ai, teksa foli për fillimet e të birit në futboll, teksa ishte në emigracion.

“Ne erdhëm në emigracion dhe kur mora nusen, Qazimin ia lamë gjyshërve. Kur erdhi djali në moshën 6 vjeç e çova te një skuadër e lagjes dhe e pashë që kishte talent. Kur bëri 17 vjeç i thashë nuses do ia ndaloj shkollën. Aman babi më tha mos ma ndal futbollin, qante. Në moshën 18-vjeçare iku në Qipro për herë të parë”, tha Emin Laçi./m.j

Next Post
Boçi: Ikje jo burrërore e Alibeajt. PD po përgatitet për zgjedhje, nga aksionet te programi

Boçi: Ikje jo burrërore e Alibeajt. PD po përgatitet për zgjedhje, nga aksionet te programi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In