• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Babai i një ushtari musliman i drejtohet kandidatit Trump

by A R
09/12/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humayun S.M. Khan ishte i diplomuar në Universitetin e Virxhinias – me plane për të vazhduar shkollimin për Drejtësi – kur vendosi të bëhej pjesë e ushtrisë amerikane. Khan u ngrit në gradën e kapitenit, së fundmi duke udhëhequr një kompani këmbësorie në Irak, ku ai u vra kur një sulmues vetëvrasës sulmoi njësinë e tij.

Khan ishte një nga 14 myslimanët amerikanë që vdiqën duke shërbyer për Shtetet e Bashkuara në dhjetë vitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, transmeton Telegrafi. Familja e tij erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Khan kishte lindur.

Menjëherë pasi Donald Trump bëri thirrje për një ndalim të familjeve si Khan që të vijnë në SHBA, babai i tij flet rreth komenteve të kandidatit republikan dhe kujton djalin e tij.

“Myslimanët janë amerikanë, myslimanët janë qytetarë, myslimanët marrin pjesë në ndërtimin e mirëqenies së këtij vendi”, thotë Khizr Kahn, i cili shkoi në SHBA në fund të viteve 1970, pasi ishte rritur në Pakistan.

“Ne jemi qytetarë krenarë amerikanë. Është vlera [e këtij vendi] që na solli këtu, jo feja jonë. Qëndrimi i Trump mbi këto çështje nuk përfaqëson këto vlera”, vlerëson ai.

Kapiteni Khan u vra në veri të Bagdadit më 8 qershor 2004. Një makinë iu afrua portave të bazës që ai ishte ngarkuar të mbronte.

“Një ushtar nën komandën e Khan ishte përgatitur për të inspektuar makinën”, tregon babai.

“Kapiteni Khan kishte kërkuar nga ushtari që ta kontrollonte makinën dhe ishte nisur edhe vetë drejt saj. Brenda në makinë ishin dy kamikazë dhe një sasi e madhe eksplozivi. Pasi makina arriti te porta, bomba u aktivizua, duke vrarë Khan dhe duke plagosur 10 ushtarë amerikanë”.

Babai i tij beson se shumë më shumë njerëz të tjerë do të ishin vrarë nëse Khan nuk do të bënte “paralajmërimin”.

Khan, pas vdekjes u nderua me “Bronze Star” dhe “Purple Heart”, dy nga nderimet më të larta ushtarake, transmeton Telegrafi.

“Ne ende pyesim veten se çfarë e bëri atë të marrë këto 10 hapa [drejt makinës]”, ka thënë babai i Khan.

“Ndoshta kjo është pika ku të gjitha vlerat, shërbimi për vendin, të gjitha gjërat që ai ka mësuar në këtë vend – u bënë bashkë. Këto ishin vlerat që e bënë atë të marrë këto 10 hapa”, ka shtuar ai.

Kur u pyet në lidhje me gjakderdhjen e fundit në San Bernardino dhe sulmet e tjera, si masakra e vitit 2009 në Fort Hood, ku Nidal Hasan, një veteran, kishte vrarë 13 persona në emër të islamit radikal, Khan kujton një bisedë me djalin tjetër të tij.

Shaharyar Khan, vëllai i të ndjerit Humayun, i kishte thënë babait të tij se komunitetet myslimane ndajnë përgjegjësinë për çrrënjosjen e ekstremizmit.

“Kjo është koha për ne myslimanët amerikanë që të distancohemi nga tradhtarët që gjenden mes nesh. Kjo është koha kur myslimanët duhet të qëndrojnë të patundur kundër terroristëve”, citon plaku Khan.

“Mes nesh fshihen armiqtë e vlerave të këtij vendi. Dhe ne duhet ti mbrojmë ato”.

E si “përgjigje” ndaj deklarimeve të Trump, transmeton Telegrafi, Khan thotë se ai ende beson se retorika ndezëse e kandidatit republikan kundër myslimanëve nuk përfaqëson vlerat e Shteteve të Bashkuara.

“Mbaj mend kur familja ime erdhi këtu dhe vendi i parë që shkuam ishte Jefferson Memorial”, tha ai.

“[Idealet e Jefferson] janë vlerat që kemi vlerësuar ne si një familje dhe si amerikanë”.

“Ky vend nuk është i fortë për shkak të fuqisë së saj ekonomike, apo fuqisë ushtarake. Ky vend është i fortë për shkak të vlerave të saj, dhe gjatë këtij sezoni politik, të gjithë duhet ta kenë këtë ndër mend”.

Telegrafi.com

Next Post

100 mijë kërkesa për bileta në FSHF për të ndjekur kuqezinjtë në Euro 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In