• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

100 mijë kërkesa për bileta në FSHF për të ndjekur kuqezinjtë në Euro 2016

by A R
09/12/2015 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëqind mijë shqiptarë kanë bërë kërkesa për bileta në FSHF, për të ndjekur kombëtaren kuqezi në Euro 2016. Sulmet terroriste të nëntorit nuk e kanë ndalur dëshirën e shqiptarëve për të udhëtuar drejt Francës dhe për të ndjekur Shqipërinë në qershor, shkruan gazeta Shekulli. Kërkesat nga anembanë bota për të qenë në Francë janë rritur. FSHF aktualisht ka 100 mijë kërkesa për tre ndeshjet e sigurta dhe deri në prag të finaleve numri pritet të shtohet. Më datë 13 dhjetor nis shitja online, por nga ana tjetër FSHF ka një numër të caktuar biletash për të shitur. Shumica do të shpërndahen dhe ata që kanë prenotuar më parë ose janë të preferuarit e FSHF-së do ta marrin biletën. Të tjerët shpresojnë. Fakt është se FSHF nga presioni i madh i dy ndeshjeve të fundit është munduar që të ruajë balancën dhe mund të shesë disa në treg.

Nga data 10 qershor, deri më 10 korrik të vitit 2015, UEFA ka pasur afatin për të bërë aplikimet mbi biletat e ndeshjeve të Evropianit. Faza e dytë e shitjes së biletave do të nisë pas datës 12 dhjetor, kur do të hidhet edhe shorti. Pasi të mësohen se si do ndahen grupet, datat e ndeshjeve dhe stadiumet respektive, do fillojë edhe faza tjetër e shpërndarjes së biletave. Secili ekip pjesëmarrës do të ketë një përqindje të caktuar në stadium, me bileta për tifozët e vet. Burimet zyrtare në FSHF konfirmuan ditën e djeshme se përqindja nuk është caktuar akoma specifikisht nga UEFA. Gjithsesi, ndarja e biletave nuk do të jetë vetëm një zonë të stadiumit, ku do të pozicionohen tifozët e zjarrtë. Por, do ketë mundësi edhe për zonat mikse.

Do të jetë UEFA ajo që do nxjerrë në faqen e saj mundësinë për të aplikuar për biletë. Në këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit do ketë një rol asistues, për të ndihmuar në mirë organizimin e tifozëve apo përzgjedhjen e tyre. Për shkak të fluksit të madh të kërkesave, ekziston mundësia që vetë UEFA të praktikojë një short elektronik për të caktuar “të “përzgjedhurit” që do të kenë fatin të ndjekin ndeshjet në stadium.

Numri i biletave për tifozëritë e skuadrave pjesëmarrëse, do të jetë i njëjtë për secilën nga dy ekipet që do përballen. Gjithsesi, do të jetë varësi edhe kapaciteti i stadiumit. Sa më i madh, aq më i lartë do jetë edhe numri i biletave në dispozicion.  Në linkun që do të ofrojë UEFA, secili mund të shkruajë gjeneralitetet dhe të bëjë rezervim nëpërmjet kartës së kreditit. Më pas, do të njoftohet nëse ai ka arritur të jetë përzgjedhur për të marrë një biletë apo jo.

SHEKULLI

Next Post

Shiste drogë në lokal, arrestohet vlonjati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In