• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai i Naim Murselit zbulon bisedën e fundit me Liridonën, flet për jetën e luksit të të birit: S’ka pasur borxhe…!

by Java News
11/12/2023 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH ka rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen.

Teksa konfirmoi takimin me djalin e tij në burg, Shaban Murseli hodhi poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të Naimit.

Ndër të tjera, Shaban Murseli hodhi poshtë gjithashtu edhe aludimet se djali i tij mund të ketë pasur probleme financiare.

Murseli u shpreh se Naimi nuk ka pasur asnjë borxh dhe se në Suedi jetonte në shtëpi moderne. Po ashtu, Shaban Murseli deklaroi se nuk ka qenë në dijeni të problemeve martesore mes të ndjerës Liridona dhe Naim Murselit.

Nuk ka pasur probleme financiare?

Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.

Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?

Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.

Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?

Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.

Çfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.

Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.

Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejtje edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë.

As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.

Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.

Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?

Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme.

Next Post
Situata në PD, Salianji: Ish-kryetari kërkon të rikthehet se aty ka mbetur vula dhe paratë. Rikonceptim i…!

Situata në PD, Salianji: Ish-kryetari kërkon të rikthehet se aty ka mbetur vula dhe paratë. Rikonceptim i...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com