• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i 4 fëmijëve rrëfen sherrin: Si më ra kushëriri me sëpatë, shteti të ndërhyjë!

by Java News
25/08/2018 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 100 metër tokë, një konflikt që vazhdon prej vitesh mes vëllezërve që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një 39-vjeçar, babai i 4 fëmijëve është qëlluar me sëpatë nga kushëriri i tij, të cilit i kishin dhunuar babain. “Shteti të ndërhyjë”, thotë nga spitali Sokol Lalaj që mbeti i plagosur gjatë konfliktit tregon gjithë ngjarjen dhe thotë se mollë sherri është bërë një sipërfaqe prej 100 metrash ku ka mbjellë ullinj por se nuk po e zgjidh dot në mënyrë ligjore, raporton “BalkanWeb”. Sherri ka ndodhur mes vëllezërve Lalaj në fshatin Çorrush ku policia ka arrestuar pas ngjarjes tre persona, mes tyre edhe 22-vjeçarin që plagosi kushëririn.

Për pronën jeni konfliktuar?
Nuk çaj dot në Mallakastër se ka miq e ka shok. Vete plaku e përzënë, vete unë, ik atje ik këtu. Kemi një vit e ca që sorollatemi dhe për çfarë për tokën time, e sa është 100 metër tokë se mos janë hektarë por unë e kam mbjellë ullinj atë.

Jeni në proces gjyqësor?
Po në proces gjyqësor. Se unë pardje erdha nga Greqia, Fieri e ka rrëzuar nuk jam shumë i saktë. Unë jam emigrant në Greqi prej 20 vitesh. Kam 4 fëmijë, 3 vajza e një djalë. Dua ndihmë nga shteti. Kemi konflikte me tokat dhe vetëm shtetit të vijë direkt të ndajë tokat. Se në komunë e bashki nuk çan dot se ka njerëzit e tij.

Kush i ka tokat?
Ne jemi në konflikt me xhaxhain për punë tokash. Të vijë shteti, me gjithë polici e ministri ça janë të vijnë që mos të bëhet gjendja më keq se është.

Do merrni hak?
Jo, për t’u hakmarrë jo. Unë kam 4 fëmijë, nuk jam i tillë të hakmerrem. Dua në mënyrë ligjore.

Si ndodhi ngjarja?
Unë jetoj në Ballsh prej 10 vitesh, jam nga Çorrushi. Dje kishte bërë llafe plaku me xhaxhain për punën e tokave dhe më merr byrazeri në telefon më thotë ik bëj denoncimin se xhaxhai ka qëlluar babain. Bëra denoncimin tek policia, ika në shtëpi. Pas 5 minutash dola prapë dhe po prisja që të vinin ata nga fshati me gjithë policinë dhe thashë të rrija atje. Pastaj u nisa të dal lart, më vjen kushëriri shtizë me makinë. Djali i xhaxhait me sëpatë dhe filloi po më godiste, më ofendoi e më godiste. Në fillim filloi me bishtin e sëpatës pastaj nuk e di si e ktheu dhe më zuri në dy vende, këtu. Në moment i bie sëpata nga bishti dhe ia futi vrapit por policia ishte afër 10-20 metër.

Po ti e qëllove?
Unë nuk e qëllova, me një dorë mbrohesha, siç më goditi mbaja dorën se kullonte gjak. Ai iku se i doli sëpata nga bishti e i doli policia përpara. E futën brenda, mua më çuan në spitalin e Ballshit me makinë policie pastaj më sollën në Fier. Mi kanë qepur plagët.

ma.me

Next Post
Jeta e senatorit McCain drejt fundit, reagojnë republikanë e demokratë

Jeta e senatorit McCain drejt fundit, reagojnë republikanë e demokratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars

Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

September 17, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com