• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i 3 vjeçarit të dhunuar në “Diren”: Terapia kushton shumë, do shes edhe shtëpinë

by Java News
28/06/2016 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dhunës se ushtruar nga administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, prindërit e 3-vjeçarit morën përgjigjet e analizave të mjekësisë ligjore dhe të neurologjisë, të cilët vërtetuan atë që burrë e grua fatkeqësisht e dinin: djali ka pësuar trauma dhe çdo shenjë në trupin e tij, është falë dhunës së ushtruar sistematikisht.

Babai, i kurorëzuar si hero për aktin e tij të denoncimit dhe sensibilizimit, ndihet i pafuqishëm dhe i dëshpëruar. Nuk ka kohë t’i gëzohet as arrestimit dhe dënimit të pashmangshëm me burg të Anjeza Shabanit, sepse atij i duhet t’i japë një zgjidhje të birit. “Do të bëja gjithçka për tim bir. Do të jepja edhe jetën “ rrëfen ai për Anabel.al.

Vogëlushi, për të cilin Shabani deklaroi se ishte autik, në fakt ka lindur me një problem në të folur, por me shumë shpresa për t’u riparuar. “Kam shkuar kudo për atë djalë, në Itali, në Gjermani, çfarë kam fituar, çfarë kam, e kam shpenzuar për kurimin e tij” tregon babai, i cili prej një muaji ka ngelur i papunë, në pamundësi për të ndjekur njëherësh edhe investigimin në kopsht, edhe detyrimet në kompaninë ku ishte punësuar.

Pas diagonistikimit, prindërit vendosën që fëmija i tyre i vetëm të trajtohej nga një terapist. Nuk pyetën për shpenzimet edhe pse pagesës mujore të terapisë, do t’i shtoheshin pagesa e kopshtit dhe e transportit. Atëherë, të dy të punësuar me rroga mesatare, do të shpenzonin gati 1 milionë lekë të vjetra në muaj vetëm për vogëlushin.

“Nuk i kam llogaritur kurrë dhe as do t’i llogarisja lekët. Kemi shpenzuar, sepse ai është drita e syve tanë dhe ajo çfarë unë dhe gruaja ime duam, është vetëm që ai të jetë si gjithë fëmijët e tjerë.”

Me dëshirën e mirë për t’i krijuar të birit të gjitha kushtet optimale, ata “ngecën” tek kopshti “Diren” në kërkimin e tyre. “Më pëlqeu sepse i kishte kushtet shumë më të mira se kopshte të tjera që pamë vërdallë. Ishte pak larg nga shtëpia jonë, por fakti që ishte një biznes familjar, na ngrohu. Fillimisht ata na pritën shumë mirë dhe ishin shumë të dashur. Mendova se djali do të ndihej si në një familje të madhe” tregon babai.

 Gjërat duket se po ecnin mirë me terapinë. Prindërit po i gëzoheshin faktit që djali kishte nisur të fliste. Por nuk zgjati shumë ky gëzim. Papritur ai ndalon së foluri. Jo vetëm kaq. Fëmija nis të acarohet, të qajë më shpesh dhe të kalojë netë të tëra pa gjumë duke ulëritur e duke i gjuajtur kokës, siç edhe u dëshmua në një video të transmetuar në emisioni “Stop” në TV Klan.

“Gjithçka çfarë investuam për përmirësimin e djalit, po na shkatërrohej. Shihnim shenja të çuditshme në trupin e tij, shkonim të ballafaqoheshim me administratoren, por ajo, gënjente në emër të Allahut e fëmijëve të saj” rrëfen ai.

Jo vetëm Anjeza Shabani gënjente. Edhe ish-edukatorja, Elona Turdiu, emri i së cilës po lakohet në media këto kohë pas dëshmive të dhunës, mundohej t’ua errësonte sytë. “Më zinte be për kokë të vajzës së saj, që ‘nuk ka gjë djali, ne e trajtojmë shumë mirë’” na rrëfen mamaja.

 Tashmë historia doli në dritë dhe Shqipëria e pa me sytë e saj të vërtetën. Mediat u ngritën në mbrojtje dhe askush nuk u mendua dy herë për ta përcaktuar Shahinin si “monstër.” Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi duke thënë se do të kontrollohej ky kopsht dhe çdo kopsht tjetër që vepronte në mënyrë të paligjshme. Gjykata po bën punën e saj. Të gjithë u vunë në lëvizje 3 ditët e para të zhurmës, aq sa dukej se djali më në fund po jetonte një jetë të dytë. Por fatkeqësisht, nuk ka ndodhur kështu. Në familjen e heronjve, ka rënë pesimizmi.

“Nuk e dimë ende se çfarë do të bëjmë. Djali është përkeqësuar, ai ka nevojë për një terapi më intensive, sepse po bën regres.”

Krahas mbështetjes shpirtërore të qindra mijëra shqiptarëve dhe dhuratave simbolike që u vinin në familje apo spital nga njerëz të panjohur, familja ka mbetur prapë e izoluar në shqetësimin e saj. Vetëm emisioni “Stop” këto ditë të nxehta vazhdon të mbulojë çështjen e kopshtit “Diren” dhe të rrëfejë histori të tjera dhune.

“Unë e di që im bir ka nevojë për trajtime të specializuara që kanë kosto. Por nuk kam lypur dhe as do të lypë ndonjëherë. Do të shisja edhe shtëpinë për tim bir, çdo gjë që kam fituar, i kam harxhuar vetëm për të. Thjesht, do të doja pak më shumë vëmendje nga institucionet, një mbështetje sado të vogël për terapinë. Sepse tashmë, nuk është thjesht çështje të folure. Tani ai duhet të trajtohet edhe për këtë traumë të jashtëzakonshme. Dhe të mos harrojmë, është vetëm 3-vjeç.” e mbyll babai.

Pas historisë, shumë psikologë i janë ofruar familjes për një vlerësim falas. Por vlerësimin tashmë prindërit e kanë të qartë. Ajo për çfarë ata kanë nevojë, është një trajtim i vazhdueshëm. Një trajtim që tashmë, nuk duhet të mbetet çështje familjare, por duhet të bëhet një çështje kombëtare.

Next Post

Autobusi me studentë malazez shoqërohet në komisariatin e Lezhës, dyshohen për vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

Po peshkonte në Drinin e Zi, 31-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

September 20, 2026
Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

September 20, 2026
Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

September 20, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti: Duhet dakordim për strategji shtetërore pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

September 20, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

September 20, 2026
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 20, 2026
Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com