• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai grek ther vajzën, shkak dashuria me shqiptarin (VIDEO)

by A R
13/09/2017 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tragjedi ka ndodhur brenda një familje greke, ku babai vrau me thikë vajzën e tij 18-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë, në fund të gushtit, ndërsa 18-vjeçarja greke ndërroi jetë në spital javën e parë të shtatorit.

Mediat greke shkruajnë se shkak është bërë lidhja që vajza e quajtur Irini kishte me një djalë shqiptar. Mamaja e adoleshentes ka folur për herë të parë pas tragjedisë, duke shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Në një intervistë dy ditë më parë në televizionin grek “Star”, Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë. Ajo shpjegon se në kohën kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar në Korfuz me djalin 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

Gruaja zbulon se bashkëshorti i saj vuan nga disa probleme psikologjike, ndërsa thotë se në të kaluarën nuk ka qenë kështu.

“Gjithçka ndryshoi kur mësoi se i dashuri i vajzës sonë ishte shqiptar”

“Gjërat ndryshuan disi kur vajza jonë nisi një lidhje. Kur kishte shkuar një ditë tek gjyshja, aty babai mësoi se i dashuri i saj ishte shqiptar dhe gjithçka ndryshoi”, thotë mamaja e 18-vjeçares.

Javën e fundit të gushtit, kur në shtëpi ndodheshin vetëm Irini dhe babai, të dy debatuan ashpër. Në një moment, 55-vjeçari mori thikën dhe goditi të bijën 18-vjeçare dhe më pas tentoi ta digjte të gjallë, duke i vendosur zjarrin shtëpisë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat e zjarrfikësve. Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas 5 ditësh.

Mamaja e 18 – vjeçares pranon gjithashtu gjatë intervistës, se ka qenë i dashuri i saj shqiptar, personi i parë i cili e njoftoi për tragjedinë që kishte ndodhur brenda familjes.

Vetë adoleshenti shqiptar nuk e ka fshehur dëshpërimin për humbjen e vajzës që dashuronte.

“Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im, që Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.

Zgjohu engjëlli im dhe të largohemi bashkë prej këtej… zgjohu të ikim bashkë, po nuk u larguam bashkë nuk iki as unë! Zgjohu princesha ime”.

Këto janë disa prej postimeve në Facebook të shqiptarit, i cili nuk donte ta besonte se e dashura ishte vrarë nga babai i saj.

Ndërkohë, 55-vjeçari përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrvënie të qëllimshme. /tvklan.al

Next Post
Ja si ta mbajmë në kontroll stresin

Pesë teknikat si ta shmangni stresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëra mediatikë me petka politike

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

October 23, 2026
“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

October 23, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

October 23, 2026
Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

October 23, 2026
Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

October 23, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend in e Kosovës të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të

October 23, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Turizmi ul ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë!

October 23, 2026
SHBA gjobit “Air France” dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit “Air France” dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

October 23, 2026
Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In