Babai i një adoleshenti përdhunues në Uells, e detyroi djalin e tij që të tregojë për krimin e bërë, madje e çoi edhe në polici.
18-vjeçari Jack Evans, u la në burg për akuzën e sulmit seksual, edhe pse viktima e tij nuk bëri asnjë kallëzim për të.
Rastësisht, babai i 18-vjeçari pa mesazhet në telefonin e tij, dhe menjëherë mori masa.
Më vonë, policia gjurmoi viktimën e tij e cila tha: Ai më përdhunoi.
Viktima, e cila ishte e virgjër, tha se ndihej e pavlerë dhe e paaftë të besonte përsëri tek burrat.
Evans, nga Pontypool, Uellsi i Jugut, u la në burg për dy vjet.