• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azilkërkuesit, Tahiri: Janë nga jashtë Shqipërisë. De Masiere: S’ka azil, jeni vend i sigurt

by A R
06/11/2015 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi në konferencën për shtyp me homologun gjerman Thomas de Masiere, se fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria është ulur.

“Takimi ynë i radhës në kuadër të bashkëpunimit për adresimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE. Ajo që na bashkon dhe ajo që kemi arritur, ndajmë bindjen se është një arritje shumë e madhe për të ardhmen. Biseduam për çështjen e azilkërkuesve si një problem që kërkon zgjidhje imediate. E informova kolegun për gjithçka kanë bërë autoritetet shqiptare për rrugëzgjidhjen. E informova se masat kanë dhënë efekt duke ulur numrin e atyre që kërkojnë azil në Gjermani por duke ulur numrin e atyre që kthehen. Praktikisht mundësitë për të fituar azil në Gjermani dhe në vendet e BE-së janë zero”, tha Tahiri.

Edhe pse muaji tetor ka sjellë mijëra kërkesa të tjera në Gjermani, duke zënë vendin e dytë pas Sirisë, Tahiri tha se ato vijnë kryesisht nga emigrantët shqiptarë jashtë vendit.

“Nga njëra anë informova kolegun se sipas të dhënave tona, daljet nga pikat kufitare tona janë 0.6 % më shumë se një vit më parë që do të thotë se pjesa më e madhe e azilkërkuesve në Gjermani janë shqiptarë rezidentë në Greqi dhe nga ana tjetër e falënderova për masat që ka marrë qeveria e Gjermanisë: Klasifikimin e Shqipërisë në listën e vendeve me origjinë të sigurt dhe tërheqjen e ndihmës ekonomike apo mundësisë për punësim që do të dekurajojnë kërkesat për azil të shqiptarëve. Të gjitha këto kanë sjellë rezultate pozitive në frenimin e kërkesave për azil dhe nga ana tjetër për gjetjen e rrugëve të duhura që do të bënin të mundur punësimin e ligjshëm të shqiptarëve ne Gjermani”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm gjerman përcolli edhe njëherë mesazhin se Shqipëria është një vend i sigurt, dhe të gjithë azilkërkuesit shqiptarë do të kthehen. Ndërsa shprehu nevojën e koordinimit të masave për të ndërprerë valën e emigrantëve, Maziere theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve.

“Nga biseda jonë shquaj tre pakt kryesore. Së pari bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe kundër krimit të organizuar. Lufta kundër kriminalitetit dhe ajo ndaj korrupsionit, padyshim është shumë e rëndësishme. Ne e konsiderojmë të rëndësishme përpjekjen e qeverisë shqiptare në këtë drejtim. Ia vlen të intensifikojmë bashkëpunimin tonë në këtë drejtim. Me interes është të sofistikohet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tema e dytë e cila dua të përmend këtu është ajo e emigracionit. Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me azilkërkuesit shqiptare, por është një krizë europiane që kërkon vëmendjen e të gjithëve. Është me rëndësi që Shqipëria të mos shndërrohet në një itinerar të lëvizjes së refugjatëve. Për probleme globale nuk mjafton vetëm një masë, por shumë të tilla. Është me rëndësi mbrojtja e kufijve të jashtëm europiane.

Si temë të tretë biseduam çështjen konkrete të azilkërkuesve shqiptare. Nuk ka arsye që nga Shqipëria të vijnë refugjatë që kërkojnë azil politik. Kjo është e papranueshme. Prirjet këtë vit kanë qenë të larta, bëhet fjalë për 50 mijë azilkërkues që vi9jnë me dokumente shqiptare, dhe kërkojnë azil. Numri i tyre deri diku ka rënë, por prapë mbetet në nivele të larta. Për shembull për tetorin janë rreth 4 mijë emigrantë.

Shpesh shqiptarët vijnë në Gjermani duke qenë të qartë për arsyet për të cilat vijnë aty. E pranojnë se nuk vijnë aty për të kërkuar azil politik por për një vend pune, dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës. Por të gjithë ata do të kthehen. Ne jemi përpjekur të reduktojmë faktorët që nxisin shqiptarët në këtë përpjekje për t’u larguar drejt Gjermanisë.

Këtë procedurë do e përmbyllte rikthimi i këtyre shtetasve, qoftë vullnetar, qoftë me forcë. Në javët në vijim do të ketë një numër në rritje të personave të rikthyer. Dëshirojmë që të gjithë ata persona që duan të vijojnë në Shqipëri të ndjekin rrugën e ligjshme. Ne kemi bashkëpunim të mirë me qeverinë shqiptare dhe programe punësimi ligjore, jo në mënyrë ilegale dhe duke kërkuar azil”, tha ministri gjerman.

Next Post

E rrallë. Garda Britanike dhe FSK-ja u rreshtuan para nxënësve të “Faik Konica”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

August 13, 2026
Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

August 13, 2026
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

August 13, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kush po i vë zjarret?

August 13, 2026
Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

August 13, 2026
Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

August 13, 2026
Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

August 13, 2026
Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

August 13, 2026
Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

August 13, 2026
Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com