• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Azilkërkuesit po ikin nga Ohri, Çako: Kanë zero shanse për të përfituar

by A R
10/08/2017 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj, inspektuan sot Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, për të parë nga afër zbatimin e masave për sezonin turistik, masat e shtuara për parandalimin e azil kërkimit, bashkëpunimin me policinë maqedonase për parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme.

Gjatë inspektimit,  Çako zhvilloi edhe një takim në qendrën e përbashkët për koordinimin e informacionit mes dy policive, ku u takua me Drejtorin për Kufirin e Rajonit të Ohrit, Xhelal Lata, i cili shoqërohej nga shefi i luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Komandanti i pikës kufitare Qafë Thanë.

Çako dhe Lata kanë vlerësuar bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy policive kufitare rajonale, ku ky bashkëpunim duhet marrë shembull për gjithë policitë e tjera.

“Ne kemi një sërë marrëveshjesh midis Policive tona të cilat zbatohen në mënyrë rigoroze dhe korrekte, akt-marrëveshjet më së shumti funksionojnë atëherë kur ne kemi kontakte të drejtpërdrejta dhe qendra e shkëmbimit të informacionit, qendra e përbashkët është një model i shkëlqyer i këtij bashkëpunimi, këtij bashkëveprimi i cili do të vazhdojë me kontroll rigoroz ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me prioritet absolut të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme ndërkombëtare edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që i shmangen drejtësisë në territorin dhe juridiksionin e shtetit shqiptar apo maqedonas”, tha Çako.

Ai deklaroi se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE ka rënë pas apeleve të shumta që janë bërë, por fenomeni ende ekziston, ndërsa shanset për të përfituar janë zero.

“Në mënyrë të veçantë jemi këtu dhe për një aspekt i cili është bërë tashmë shqetësim lidhur me lëvizjen e disa shtetasve shqiptarë me qëllim dhe kërkesë për azilkërkim në vendet e BE, të cilët deri diku janë shndërruar në një farë problemi për shtetin shqiptar por edhe për vetë ata, duke mos e kuptuar dhe mos e konceptuar qartë se integrimi i vendeve tona bëhet me rregulla, bëhet me normadhe jo në mënyrë klandestine ose dhe duke shkelur parimet bazë të integrimit të BE. Në këtë aspekt them që së bashku do vazhdojmë kontributet për t’ju bërë të qartë atyre se azilkërkimi është një fenomen i cili nuk ekziston, e drejta për të përfituar në këtë mënyrë është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero”, tha Çako.

Nga ana e tij, Lata  tha se ne mund të jemi shembulli më i mirë i bashkëpunimit mes dy policive pasi kemi rezultate konkrete, ku mbi bazën e shkëmbimit të informacioneve të përbashkëta kemi bërë kapjen në flagrancë të personave që kanë shkelur ligjin.

“Më e reja që paraqitet si problematikë: kërkesa e azilkërkuesve të cilët vijnë nga Shqipëria dhe kalojnë në pjesën e shteteve europiane, në këtë drejtim bashkërisht kemi hartuar një plan të cilin po e zbatojmë rregullisht dhe si vend ku ne mbulojmë pjesën e aeroportit të parë aeroporti i Ohrit, që është një aeroport më i vogël mirëpo për këta njerëz është shumë i përshtatshëm, që t’i kryejnë veprat e tyreqë të mund kalojnë në këtë pjesën e Europës duke menduar se këtu mund të kalohet më lehtë për shkak të dokumentacioneve të dyfishta që i kanë”, sqaroi ai.

Dy javët e fundit, tha Lata,  janë kapur dy persona shqiptarë të cilëve në kontrollet e bagazheve të tyreiu gjetën edhe dokumente origjinale shqiptare.

Ai deklaroi se “këtë luftë ne do ta vazhdojmë bashkërisht dhe do të jetë dhe më tepër rigoroze pasi është dhe një kërkesë e juaja, por ne do ta shtyjmë dhe më tepër bashkëpunimin e tanishëm dhe në të ardhmen që ata shkelës të kapen dhe normal të marrin dënimin e duhur”. /b.d

Next Post
Si u grabitën arkat me flori në thesarin e Krrabës 20 vite më parë

Si u grabitën arkat me flori në thesarin e Krrabës 20 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In