• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azilkërkuesit, Nishani: Politika përgjegjëse, “Rama” nuk e merr seriozisht

by
14/09/2015 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Bujar Nishani është bërë pjesë e diskutimeve të fundit që kanë përfshirë median dhe politikanët shqiptarë, që ka të bëjë me çështjen e dekriminalizimit. Në fjalën e tij, Presidenti Nishani i bën thirrje  politikës të pastrohet nga individë të inkriminuar apo të lidhur me krimin e organizuar dhe trafiqe të paligjshme, duke pasur parasysh arrestimin e deputetit Armand Prenga si dhe dorëheqjen e deputetit tjetër Arben Ndoka.

Në intervistën e tij për TV Klan, Nishani thekson se shqiptarët nuk kanë nevojë për persona të tillë që të marrin vendime për të ardhmen e tyre, dhe këtë politika dhe drejtësia shqiptare duhet ta ketë parasysh.

“Nuk ka nevojë as Shqipëria, as shteti shqiptar, as qytetarët dhe as shoqëria shqiptare për të pasur në vendimmarrje individë dhe njerëz të tillë jo vetëm që duhet të japim prova të qarta të një qëndrimi të tillë, por duhet ta kemi këtë një prioritet të rëndësishëm në këtë udhëtim të cilën shqiptarët e kërkojnë sot për të kthyer pikërisht atë që kanë humbur për fatin e keq, të besimit”. shprehet Nishani

Sa i përket çështjes së azilkërkuesve, dhe deklaratës së bërë nga qeveria shqiptare se pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kreu i shtetit e sheh këtë si një mungesë serioziteti nga ana e qeverisë. Sipas tij, është shteti shqiptar dhe institucionet e tij që duhet të marrin hapa konkretë për këtë situatë si përgjegjës për largimin e shqiptarëve dhe jo të bëjnë vetëm deklarata, pasi siç nënvizon ai e vërteta duhet parë në sy.

“Pikërisht mosjellja dhe mospajtimi me seriozitetin e merituar është fakti i shqetësimit që unë kam dhe këtë po përpiqem ta përcjell edhe përmes mundësisë që po më jepni ju si media. Ta përcjell këtë shqetësim në radhë të parë tek qytetarët shqiptarë, por ta përcjell këtë shqetësim edhe tek autoritetet shqiptare. Kjo nuk është një çështje që zgjidhet vetëm nga një institucion i caktuar. Kjo kërkon një qasje dhe një zgjidhje të përbashkët, por pa diskutim përgjegjësia kryesore dhe udhëheqja dhe drejtimi i zgjidhjes së problemit, përcaktimi i politikave në aspektin e sjelljes institucionale në çështjet ekonomike, sociale, çështjet e ruajtjes së identitetit janë në radhë të parë e atyre që kanë fuqinë e vendimmarrjes dhe e politik-bërjes, prandaj unë po e adresoj këtë si shqetësim. Pastaj, komentet dhe deklaratat nuk japin zgjidhje dhe as nuk e frenojnë problemin në kuptimin e shqetësimit që ai sjell, as nuk e rikthejnë një qasje ndryshe më pozitive në perceptim dhe gjykim të qytetarit shqiptar dhe as nuk bindin pastaj as partnerët që janë të shqetësuar. Të shikojmë të vërtetën në sy! Ta përballojmë atë të gjithë bashkë dhe natyrisht ajo kërkon marrjen e masave konkrete në të gjitha ato dimensione që unë përmenda pak më lart në përgjigjen time.” tha Presidenti

I pyetur për një ftohje të Institucionit të Presidencës me qeverinë, që vazhdon prej 2 vites, Nishani iu përgjigj: “Është fare e thjeshtë, çelësi qëndron tek respekti i ndërsjellë institucional në të gjitha aspektet. Juve përmendët një shembull, rastin e ambasadorit tonë në Japoni, i cili pas gjashtë muaj nga dekreti i lirimit nga detyra që i ka bërë Presidenti i Republikës, madje këtë dekret me propozim të vetë qeverisë, është mbajtur në detyrë, madje në kundërshtim dhe në shkelje të ligjit, të praktikës institucionale, por edhe të shkeljeve financiare. Nuk mundet të vazhdojë të ushtrojë detyrën për një kohë kaq të gjatë një ambasador, i cili nuk është më në dekret të Presidentit. Besoj se kjo është një sjellje dhe tregues i qartë i vendosjes së raporteve dhe interesave të individit, mbi interesat e shtetit dhe të vendit. Pra, në gjykimin tim kjo është shumë e rëndësishme. Secili duhet të ikë dhe t’i largohet interesave të individit, të cilët nuk mund të jenë kurrsesi në prevalencë me interesat e shtetit dhe interesat e shoqërisë në tërësi, me interesin e vendit dhe interesin e respektimit në aspektin institucional, të çdo institucioni, të çdo agjencie, të çdo pushteti në Shqipëri.”

Next Post

Ish-badigardi: Shkëlzeni 17 vjeçar mori 30 milionë lireta nga trafikanti i drogës, trafikoi dhe vetë heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

May 17, 2026
Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

May 17, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

Berisha dhe parimorët e karrigeve

May 17, 2026
“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

May 17, 2026
Europa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Europa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

May 17, 2026
Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

May 17, 2026
Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

May 17, 2026
Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

May 17, 2026
Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

May 17, 2026
Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In