• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Azilkërkuesit në Holandë, qeveria akuzohet për nxitje dhe përfitim

by Java News
28/03/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i qytetarëve nga Shqipëria që aplikojnë për azil në Holandë është rritur ndjeshëm që prej verës së kaluar, duke u bërë grupi më i madh.

Rreth 250 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilit çdo muaj, thotë ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë për televizionin NOS.

Në vitin 2014, vetëm pak shqiptarë shkuan për azil në këtë vend. Ndërsa në vitin 2015, numri arriti në 1 010 kërkesa.

Kurse vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, 480 shqiptarë kanë kërkuar azil në këtë vend. Që nga data 14 mars, janë 1 074 që po qëndrojnë në qendra e azilantëve në pritje të përgjigjes.

Kjo i bën shqiptarët grupin më të madh të njerëzve që aplikojnë për azil në Holandë. Nga ana tjetër ka rënë ndjeshëm numri i aplikuesve nga Siria.

Në periudhën e pikut, ishin 5 mijë sirianë që aplikonin në ditë për azil. Ky numër ka rënë në disa qindra për muaj. Nëse përfshihet dhe numri i sirianëve që shkojnë në Holandë për t’iu bashkua familjes ata mbeten ende grupi më i madh.

Mediat në Holandë shkruajnë se është e paqartë pse kaq shumë shqiptarë kërkojnë azil në Holandë. Shqipëria konsiderohet vend i sigurt origjine, që do të thotë se mundësi për të marrë azil janë të pakta. Që prej janarit, vetëm katër shqiptarë kanë përfituar këtë status.

Zeki Shehu, kreu i Këshillit Koordinues të shqiptarëve në Holandë thotë se shumë shqiptare nuk shohin ndryshim mes azilit dhe politikave të emigracionit. Ata janë në kërkim të një jetë më të mirë dhe ndaj aplikojnë për azil.

“Ata kërkojnë leje qëndrimi këtu dhe shohin nëse kjo gjë funksionon”, thotë Shehu. Në Shqipëri thotë ai nuk u thotë askush se ata kanë pak shanse të fitojnë statusin e azilantit.

Sipas Shehut, qeveria shqiptare përfiton nga azilkërkuesit në vende të tjera dhe ndaj inkurajojnë emigrimin. “Të gjithë vendet e Ballkanit jetojnë me paratë që emigrantët dërgojnë në vendet e tyre të origjinës”, shprehet ai.

Panorama

Next Post

Basha: Llalla të mos hesht për Parkun, do ta përmbysim tiranin e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

November 6, 2026
“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

November 6, 2026
Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

November 6, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In