• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Azilkërkuesit dhe krimi, Xhafaj pret zyrtarin britanik: Bashkëpunim për grupet kriminale

by Java News
15/09/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme dhe kreun e Shërbimit Diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar, Simon McDonald, i cili shoqërohej nga ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman.

Në këtë takim, ministrit Xhafaj iu dorëzua një letër e autoriteteve britanike përmes së cilës shprehen urimet për riemërimin si Ministër i Brendshëm, shoqëruar gjithashtu me vlerësimet për marrëdhënien produktive gjatë mandatit të tij të parë si Ministër i Punëve të Brendshme, duke shprehur sigurinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh me qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Besojmë se kemi hedhur farën e një partneriteti të dobishëm për të dy palët në një sërë fushash që kanë të bëjnë me sigurinë. Një mandat i ri për partinë tuaj, së bashku me një mandat të ri për ju personalisht si Ministër i Brendshëm, do të bëjnë të mundur që ky partneritet të rritet më tej”, citohet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu, në letër përcillen propozime konkrete të qeverisë britanike për të ndërtuar një bashkëpunim efikas në fushën e luftës krimit si dhe për mbështetjen konkrete që do t’i ofrohet Ministrisë së Brendshme në fushën e ndërtimit të kapaciteteve për Policinë e Shtetit, veçanërisht asaj kufitare, ofrimin e ekspertizës akademike për Akademinë e Sigurisë, si dhe mbështetje nga Kolegji i Policisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Pala britanike, theksoi se gjatë muajve të verës “ka hartuar një paketë gjithëpërfshirëse mbështetje, e cila do të përmbush këto kërkesa. Ne besojmë se ajo përcakton balancën midis masave afat-shkurtra, masave për rritje kapacitetesh dhe strategjive afatgjata parandaluese. Paketa pasqyron angazhimin tonë ndaj Shqipërisë dhe marrëdhënies tone dypalëshe: Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar”

Ministri Xhafaj i shprehu falënderimet e përzemërta për vlerësimet e larta lidhur me punën e tij, si dhe për mbështetjen që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është angazhuar t’i ofrojë në muajt në vijim për përmbushjen e disa prioriteteve kyçe në fushën e luftës kundër krimit.

Në takim u trajtuan gjithashtu edhe një sërë çështjesh, që kanë të bëjnë me trafikimin e lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore (veçanërisht minorenëve), çështja e azilkërkueseve shqiptarë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, përmirësimi i regjimit kufitar shqiptar për parandalimin e azilkërkimit, ndërtimi i kapaciteteve të Policisë shqiptare, shkëmbimi i informacionit, hetimet e përbashkëta, ekspertiza akademike që pala britanike mund të ofrojë për Akademinë e Sigurisë etj.

Pala britanike u shpreh e gatshme për të intensifikuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për të gjitha fushat e sipërpërmendura përmes asistencës teknike dhe mbështetjes me logjistike për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të strukturave të Ministrisë dhe atyre të Policisë së Shtetit.

Në takim u diskutua edhe për krijimin e skuadrave të përbashkëta policore për hetimin e përbashkët lidhur me grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet dhe u ra dakord për konkretizimin shumë shpejt të këtij projekti në nivel teknikësh.

Në fund të takimit, McDonald njoftoi ministrin shqiptar se vitin që vjen Britania e Madhe do të jetë vend pritës i Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga të dy palët u shpreh gadishmëria për të prezantuar në këtë takim hapa dhe rezultate konkrete në bashkëpunimin midis tyre.

a.ç

 

 

 

Next Post
Bllokohen 15 milionë lekë pasuri kriminale, dy të ndaluar në Elbasan

Bllokohen 15 milionë lekë pasuri kriminale, dy të ndaluar në Elbasan

Comments 1

  1. Ina sarti says:
    8 years ago

    Dora e bashkepunimit tregon besim ..xhafa po e fillon mbaree

    Reply

Leave a Reply to Ina sarti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

January 22, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me vranësira të dendura, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 22, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In