• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Azil politik, Gruevski po rri në vilën e kryeministrit hungarez?!

by Java News
14/11/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski gjendet në vilën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e televizionit 1TV, e cila po qëndron në Budapest, transmeton INA. Siç bëhet e ditur, Gruevski po qëndron në vilën e kryeministrit Orban, ndërsa netët e fundit ka qëndruar në një hotel në kryeqendrën hungareze. Megjithatë ky lajm ka mbetur për tu konfirmuar zyrtarisht pasi është bërë i ditur nga informatorë të 1TV.

Viktor Orban është mbështetes dhe aleat i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE. Ai kishte shprehur hapur mbështetjen ndaj partisë opozitare maqedonase gjatë periudhës që ishte në pushtet, por edhe tani në opozitë, kur vetë Orban mbërriti në Shkup në zgjedhjet e fundit lokale për të shprehur mbështetjen për VMRO-DPMNE-në.

Gruevski dje bëri të ditur se është arratisur drejt Hungarisë, pas kërcënimeve që ka pasur periudhën e fundit. Ai ka theksuar se do të kërkojë azil politik, por do ti ngelet besnik kauzës për Maqedoninë.

Arratisja e tij pasoi pak ditë pasi që ishte shpallur vendimi për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin korruptiv “Tank” të hetuar nga Prokuroria Speciale, që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz me vlerën prej 600 mijë euro, gjatë qeverisjes së kaluar. (INA)

ma.me

Next Post
Britania bie dakord për Brexit-it me BE-në

Britania bie dakord për Brexit-it me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com