• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania bie dakord për Brexit-it me BE-në

by Java News
14/11/2018 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për projekt-tekstin e një marrëveshjeje të Brexit pas disa muajsh negociatash në Bruksel. Një burim nga kabineti i Theresa May i tha BBC-së se për dokumentin është rënë dakord në një nivel teknik nga zyrtarët e të dyja palëve pas diskutimeve intensive këtë javë.

Një takim i posaçëm i kabinetit do të mbahet të mërkurën në orën 14:00, ndërsa Theresa May kërkon mbështetjen e ministrave të saj për të çuar përpara marrëveshjen.

Ndërkohë Britania është duke “mbajtur frymën” me sytë nga Doëning Street, ku kryeministrja e tyre po takon ministrat për bisedime kokë më kokë me gjithsecilin, pasi atyre po u prezantohet projekt-marrëveshja, shkruan Tch.

Ndërkohë lajmi për arritjen e një draft-marrëveshje ka bërë që paundi britanik të rritet kundrejt dollarit dhe euros, por analistët paralajmërojnë se rritja e monedhës mund të jetë afatshkurtër, me që kabineti dhe parlamenti ende s’kanë arritur akordin final.

Edhe në BE ka pasur lëvizje, pasi Brukseli zyrtar do të “mblidhet” të mërkurën dhe qeveria irlandeze tha se negociatat janë “në vazhdim e sipër dhe nuk kanë përfunduar”.

Ndërkohë mbështetësit kryesorë të Brexit, si Boris Johnson dhe Jacob Rees-Mogg, i kanë kërkuar ministrave të kabinetit të hedhin poshtë projekt-marrëveshjen, për të cilën ata pretendojnë se do ta mbajë Britaninë e Madhe nën kontrollin e BE, bazuar në versionet e rrjedhura të tekstit.Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut, që i jep Theresa Mayt mbështetje vitale në votat kyçe, tha se do të ishte një “tentativë shumë, shumë e vështirë”.

Por Shefi Konservator Juli Smith tha se ishte “i bindur” se pakti do të kalonte përmes Parlamentit.E ardhmja e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës ka qenë çështja e fundit kryesore e pazgjidhur që duhet të zgjidhet mes mosmarrëveshjeve se si do të garantohet mosekzistenca e kontrolleve fizike pas Brexit.

Draft-marrëveshja gjithashtu përfshin angazhime mbi të drejtat e qytetarëve pas Brexit, një periudhë tranzicioni 21-mujore të propozuar pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar më 29 mars 2019 dhe detajet e të ashtuquajturit faturë divorci që kushton rreth 39 miliardë paund, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Pse Real Madrid vendosi për Solarin si trajner?!

Pse Real Madrid vendosi për Solarin si trajner?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com