• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Axhendë okulte”/ Salianji në grupin e PD: Ata që s’njohin vendimin e gjykatës, dorëzuan çelësat. Berisha, ndal sulmet ndaj Yuri Kim

by Java News
12/04/2022 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar në mbledhjen e sotme të grupit të PD se problemet themelore të partisë janë plagët në bazë. Ai ka theksuar se i duhet dhënë mundësia çdo demokrati të garojë në një proces të besueshëm duke shtuar se bashkimi mund të vijë vetëm përmes një procesi të përbashkët.

“Çdo mbledhje pa axhendë duket si mbledhje për axhenda okulte, produkti që jep kjo mbledhje nuk duhet të prodhojë me shume paqartësi, më shume mjegull dhe më shume ndasi!  Personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit te ndasisë dhe propogandimit në publik të ndarjes!

Duhet t’iu them disa elemente; ne kemi bërë një rrugëtim të ndryshëm për disa muaj; para 2 javëve ka pasur një vendim gjykate, njëra pale thotë nuk e njoh por ndërkohë prej dy javësh nuk e ka tjerritur pjesën e grupit që mendon kështu, as kryesine e partisë, nuk e ka mbledh as degët, çuditërisht dorëzuan dhe çelësat duke e bërë fakt vendimin!

Gjendja dhe prania e çdo deputeti këtu ka bërë fakt një gjendje të re, sot gjendja faktike po tregohet nga të gjithë kolegët qe folen. Po i kërkohet Komisionit të Rithemelimit te bëjë pjesë të procesit deputetët dhe nuk po i kërkohet askujt tjetër.

Problemi themelor qe ka partia sot janë plagët në bazë, ne duhet t’i japim mundësi çdo demokrati të garojë në një proces të besueshëm dhe ku janë gjithë palët! Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët!

Po ju kërkoj dhe diçka si kolege,  secili prej jush është në të drejtën e vet për sa kohe flet në cilësi personale dhe  jo në emër të grupit por Zoti Berisha duhet të ndalë sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo perfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara.

Problemet ja kemi shkaktuar njeri tjetrit, nuk mund te shpallim fajtore ambasadoret për gabimet e dikujt!  Na ka ndare jo mbështetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë siglës dhe puna për demokratët!”, ka thënë Salianji./m.j

Next Post
Ironia e Ukrainës/ Çfarë mësimi duhet të nxjerrim nga ‘idiotizmi’ i Putinit që nisi një luftë që nuk e di se si përfundon

"Bisedimet në një rrugë pa krye"/ Putin zotohet se nuk do të ndalojë operacionet ushtarake në Ukrainë derisa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In