• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Avokati vullnetar” i Sali Berishës: Të gjitha ata që e kritikojnë atë, nisen nga mllefe personale!

by A R
28/12/2021 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën në PD dhe sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se të gjitha ata që e kritikojnë nisen nga mllefe personale. Sipas tij, po sulmohet personi Berisha dhe jo idetë e tij.

“Fajin e ka….
Sali Berisha është në partinë e vet. Në partinë që themeloi, bashkë me të tjerë dhe, që e drejtoi për vite me radhë.
Ky është fakt, jo opinion.

Me opinionet rreth këtij fakti mund të edhe dakordësohem deri diku, por jo të mohohet fakti. Përpjekja për ta mohuar këtë fakt quhet mashtrim.
Me kritikën ndaj politikanit Sali Berisha edhe mund të pajtohem, por me sulmet personale jo. Të gjitha ata që e kritikojnë nisen nga mllefe personale.

Kritikë të përjetshëm të Tij, kritikë të pajtuar me rroga të majme si dhe, bashibozukë të ish kryetarit Lulzim janë bërë bashkë thjesht nisur nga motive personale. Nxjerrin helm e mllef pa hesap. Shkumëzojnë nga helmi.
Asnjë ide nuk kritikohet, por personi Berisha.

Të thuash që Berisha e ka personale që militon në partinë e Tij, kur ndaj Tij hidhet vetëm mllef, nuk jemi më në zbadrin e kritikës por të përbaltjes.
Nejse, secili është i lirë të zgjedhë pozicionin e vet, por nëse nuk e deshën Saliun në PD nuk ishte e as është kjo rruga…
Kaq gjë besoj e kanë kuptuar organizatorët e këtij kurthi idiot dhe plot mllef. Krejt pa llogjikë.
Tani ai është në Partinë e vet. Aty ku nuk e deshën… Do t’u duhet thjesht të mbyllin haletë dhe ta pranojnë faktin siç është.
Askush nga kritizerët e Berishës nuk e ka real shqetësimin për fatin politik të PD! Kot shtiren!

Atë fat e kanë në dorë vetëm demokratët, të cilët u shprehën në Foltore, në stadium dhe në referendum.
Ata, ende brenda PD, duhet ta kuptojnë se mandatet ua ka dhënë anëtarësia. Ata mund ti uzurpojnë për ca kohë me mbrojtje nga qeveria, por nuk i mbajnë dot gjatë. Nuk rrinë dot në një parti që as e duan e as i do!

Ne që jemi jashtë asaj partie kemi detyrë veç ta respektojmë këtë vullnet të anëtarësisë së PD. Kaq!
Kush do, le të vijojë të luajë lojën e ka kush e ka…fajin. Fundja gjithë ato rroga të mëdha për këtë punë jepen…”-shkruan Ylli Manjani

/a.r

Next Post
Babai dhe djali 3-vjeçar humbën jetën në aksident, nëna u plagos rëndë/ FOTO e familjes Prenga nga Lezha

Aksidenti i frikshëm në Rrugën e Kombit ku humbën jetën babë e bir/ Arrestohet në spital shoferi i “Benz”-it

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    A lexohet ky legen?!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In