• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati: Mbyllja e Veliajt në kafaz, e papranueshme! Prokurori Dado inat personal ndaj kryebashkiakut

by E B
01/05/2026 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Klodian Reçi e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e përdorur nga prokurori i posaçëm Ols Dado, ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Reçi tha se që në nisje, procesi ndaj Veliajt ka qenë i paragjykuar.

“Që në krye të herës, një proces penal jo vetëm që duhet të jetë i drejtë, por duhet të duket si i drejtë. Që në krye të herës këtu e kemi të paragjykuar çështjen. Përplasja ka qenë shumë e ashpër, sepse ka pasur pretendime që e kalojnë sferën e pozicionit të prokurorit dhe pozicionit të kryebashkiakut. Këtu bëhet fjalë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ky ka qenë pretendimi kryesor. Dhe kjo e kompromenton dhe e vendos në pikëpyetje procesin. Edhe ne që kemi dëgjuar ato audio, nuk janë aspak të hijshme. Nuk mund të jetë ajo lloj gjuhe që t’i drejtohesh të pandehurit. Mua të paktën si avokat mbrojtës as nuk më tingëllon mirë dhe as nuk të lë shije të mirë në respektimin e të drejtave të njeriut. Ne nuk mund të nisemi nga tymnaja që bën populli. Tirana është zhul, ka një vit që Tirana është pa një kryebashkiak. Shohim Tiranën, është e ç’organizuar, që askush nuk pyet për asgjë”, tha mes të tjerash Reçi.

Për Reçin, hetimi i Veliajt duhet të bëhej nën një masë më të butë sigurie, për shkak të funksionit që ai mban. Avokati shtoi se masa e ‘arrestit me burg’ për funksionarët e rangut të lartë gjatë hetimit është e tepruar, për shkak sepse sipas tij, te gjyqtarët e prokurorët mund të kenë ndikim edhe agjenturat e huaja, me qëllim minimin e punës së institucioneve të Shqipërisë.

Reçi tha se agjenturat greke dhe serbe janë shumë të fuqishme në Shqipëri gjatë këtyre 35 viteve të demokracisë dhe sipas tij, përpiqen që të dëmtojnë në çdo formë vendin tonë.

“Tani, a mund ta vendosim nëpërmjet një mase penale një kryebashkiak? Unë mendoj se është pak e tepruar kjo punë. Në të gjithë historikun, edhe europian, edhe botëror, nuk arrestohen në detyrë funksionarët. Sepse kjo cënon edhe vazhdimësinë e institucioneve. Sepse mund të vijojmë pastaj te luftërat politike, që jo pak herë kanë qenë prezente. Pastaj ka edhe raste nga më skandalozet. Mund të ketë agjentura të huaja që mund të rekrutojnë edhe prokurorë e gjyqtarë. Shqipëria ka qenë gjithmonë nën kthetrën e këtyre situatave këto 35 vitet e fundit. Çfarë mund të ndodhë pastaj? Ta fusim në burg edhe kryeministrin ne, për shkak se një gjyqtar është nën ndikimin e agjenturave. Agjenturat sot në Shqipëri janë të fuqishme. Kemi 35 vite nën ndikimin e agjenturave greko-serbe”, vijoi më tej Reçi.

Më tej Reçi shtoi se mbajtja në kafaz e Veliajt gjatë seancave gjyqësore është një praktikë e gabuar, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas Reçit, nëse Veliaj do të qëndrojë në kafaz gjatë seancave gjyqësore, në kafaz duhet të qëndrojnë edhe prokurorët, për të krijuar kushte të barabarta në gjyq.

Në përfundim, Reçi shprehu bindjen se nëse Veliaj nuk do të gjejë zgjidhje në gjykatat shqiptare, ai do të gjejë zgjidhje në Gjykatën e Strasburgut. Kjo pasi sipas tij, gjatë procesit ndaj kryebashkiakut, janë konstatuar mangësi në prezumimin e pafajësisë.

“Ne po punojmë fuqimisht për t’i dhënë fund një skandali ku të pandehurit i trajtojnë si të fajshëm. Sepse kodi dhe Kushtetuta janë pro mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Të fillojmë nga mënyra sesi Veliaj trajtohet. Ai trajtohet si një luan që duhet ta fusin brenda kë kafaz aty, sepse përbën rrezik. Pse nuk i fusin edhe prokurorët në kafaz? Të jenë në kushte të barabarta. Rasti Veliaj nëse nuk do të marrë zgjidhje këtu, do të marrë zgjidhje në Strasburg. Sepse kanë për ta konstatuar procesin me mangësi për prezumimin e pafajësisë. Dado duket që ka një inat personal me Veliajn. Gjuha që është përdorur është e papranueshme”, përfundoi Reçi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një letre publike drejtuar ambasadave, kërkoi që ndërkombëtarët të jenë të pranishëm në seancën e 8 majit ku shqyrtohet padia e tij në Administrative për emërimin e paligjshëm të prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Next Post
Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In