• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Shqipërisë merr përsipër mbrojtjen e Skënderbeut në CAS

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu është me sytë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, aty ku pret të fitojë nderin e humbur. Nga burime të sigurta në klub, më- sohet se përmes studios ligjore “Levy Kaufmann Kohler” dhe pikërisht avokatit Antonio Rigoci, korçarët janë të bindur se do të hedhin poshtë akuzat e UEFA-s.

Njeriu që ka mbrojtur çështjen e Shqipërisë në KAS pas ngjarjeve të Beogradit ka pranuar të marrë përsipër mbrojtjen e Skënderbeut, pas përfaqësimit në të dy shkallët e UEFA-s, prej ku nga Apeli ka dalë edhe dënimi me një 1 vit mospjesëmarrje në Europë. Pasi klubi është konsultuar me përfaqësuesin e tyre ligjor, pikërisht avokatin Rigoci, ka qenë ky i fundit që në përputhje me dënimin e marrë nga UEFA u ka siguruar drejtuesve se ankimimi në KAS ishte gjëja më e mirë që mund të bëhej në këtë moment.

Burime të “Panorama Sport” bëjnë të ditur se Rigoci i ka dhënë besimin presidentit Takaj se në KAS do të jetë klubi bardhekuq ai që do të dalë fitimtar. Në këto, pas garancisë së avokatit të njohur, klubi ka vendosur të nisë përgatitjet si zakonisht për fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve. Natyrisht që e gjithë kjo çështje ka një kosto për klubin e Skënderbeut, që duhet të përballojë edhe shpenzimet e mëdha, përveç vonesës së përgatitjeve në rast se sigurohet pjesëmarrja në Champions.

Burime të gazetës pranë klubit bëjnë me dije se për çështjet në UEFA, Skënderbeut i ka kushtuar mbrojtja ligjore rreth 20 mijë euro shpenzime. Tani që çështja do të kalojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportive në Lozanë, Skënderbeu mendohet se do të shpenzojë në total rreth 50 mijë euro për të gjithë shkallët. Natyrisht këtu përfshihet vetëm pagesa e studios ligjore dhe avokatit që po merret me çështjen. Në Korçë kanë bindjen se do të jenë ata që si zakonisht do të përfaqësohen në Champions, edhe pse duhet pritur vendimi i KAS-it, që në fakt mund të vonojë disi.

Megjithatë, nisur nga fakti se shorti i Kupave të Europës hidhet më 20 qershor, nuk përjashtohet mundë- sia që ankimimi i Skënderbeut të shqyrtohet më parë nga çështjet e tjera, të cilat mund të presin në krahasim me rastin e klubit shqiptar.

Panorama/d.i.

Next Post

Akuzat e Tahirit e Ramës për Aliajn, reagon KGJK: Drejtojuni institucioneve përkatëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In