• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Popullit, zbardhet propozimi i Fatmir Xhafajt

by B K
26/02/2025 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist dhe drejtuesi i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj u shpreh sot lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ai vuri në dukje se Avokati i Popullit është i vetmi post që zgjidhet me 3/5 të votave dhe sugjeroi një mundësi për të ndërtuar një proces më të drejtë dhe të paanshëm.

‘Avokatin e Popullit sot e zgjedh opozita, që në fillim është zgjedhje e paragjykuar, politike. I vetmi që zgjidhet me 3/5.

A mund të ndërtojmë, duke ia lënë grupeve parlamentare të opozitës, të kenë disa alternativa, që nuk është konsensus politik, por gjykim i disa aktorëve, përfaqësues nga Institucionet e pavarura.’

Xhafaj propozoi krijimin e një trupe miks që do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, për të krijuar një kuorum kombëtar që do të mund të sugjeronte alternativat dhe platformat për kandidaturat. Pas një procesi të jashtëm dhe transparent, kjo trupë do të mund të caktonte disa kandidatë, dhe më pas Kuvendi të bëjë një zgjedhje më të mirë dhe më të detyruar.

‘Një trup e formësuar nga përfaqësues të qeverisjes së vendore, shoqëria civile, dhe të bëhet një kuorum kombëtar, edhe për kandidaturat të tjera, të garojnë aty, të prezantohen aty platformat dhe pastaj pasi është bërë një proces i jashtëm, të zgjedhë një nga të tre. E fut kuvendin në një zgjedhje të detyruar, në një zgjedhje më të mirë.

Nëse për komisionerë kanë garuar 10 veta, kjo trupe mikse kombëtare të mund të jetë 100-200 veta në fund vendosin që të parët që marrin më shumë vota të shkojnë në parlament. Por nuk zgjedh atë që propozon ai.’

Ai theksoi se kjo trupë miks do të ishte më e vështirë për t’u manipuluar politikisht, sepse përfshin aktorë të ndryshëm, të cilët nuk mund të dominohen lehtësisht nga interesat politike të një partie të vetme. Në lidhje me numrin e deputetëve dhe efikasitetin e Kuvendit, Xhafaj vuri në dukje se Shqipëria ka 140 deputetë për 2.4 milionë zgjedhës, duke e krahasuar këtë me një sistem mazhoritar, ku përfaqësimi mund të ishte më i drejtpërdrejtë. Ai sugjeroi se nuk ka nevojë për kufizime të mandateve, pasi ky është një proces i brendshëm dhe nuk ka një zgjedhje direkte nga populli.

‘Sepse këto trupa nuk kanë as mundësinë të dominohen politikisht, janë mikse, shoqëri civile, pushteti vendor, grupet e interesit’.

‘A ka të bëjë me eficiencën e kuvendit, jo vetëm numri i lartë i komisioneve por edhe numri i lartë i deputetëve. Kemi 140 deputetë në një vend që ka 2.4 mln zgjedhës. Në kushtet kur nuk jemi me mandat mazhoritar, një pjesë e zgjedh direkt partia, është tjetër gjë kur ke mandat të drejtpërdrejtë. Kryetarët e bashkive p.sh. i zgjedh populli dhe në këndvështrimin tim nuk ka nevojë për kufizim të mandateve, le të marrin edhe 10 mandate.’

Në fund, Xhafaj theksoi rëndësinë e krijimit të një kulture ku karriget e pushtetit të mos jenë të përjetshme dhe të kujtojmë se ato i takojnë popullit dhe jo individëve përjetësisht. Ai e shihte këtë si një mënyrë për të siguruar një sistem më të balancuar dhe më të drejtë.

‘Mos ka nevojë që të kemi një kufizim mandatesh edhe për shkak të kulturës, dhe për shkak të faktit që nuk është zgjedhje nga popullit, por zgjedhje e brendshme. Numri i mandateve të deputetëve, nuk mund të rrish përjetësisht deputet, pasi nuk është sistem mazhoritar. Kjo nuk është çështje e sovranit. Për të krijuar edhe një lloj edukate që karriget nuk janë të përjetshme, i takojnë popullit.’

Next Post
Revolucion në verë, Igli Tare në listën e Milanit

Revolucion në verë, Igli Tare në listën e Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In