• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Popullit, Tabaku: Kemi propozuar Ndregjonin, por s’kemi përgjigje nga PS. Peleshi: S’jemi kundër emrave

by A R
27/02/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit hapën seancën plenare të kësaj të enjte (27 shkurt), ku deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se propozimi i tyre për emrin e Besim Ndregjonit nuk ka marrë asnjë përgjigje nga maxhoranca.

Tabaku tha se opozita pret që Avokati i Popullit të jetë një kandidat i propozuar prej tyre dhe se emri i Ndregjinit duhet të konkretizohet edhe në diskutime në të dy grupet parlamentare.

“Në Konferencën e Kryetarëve opozita ngriti dy shqetësime, e para votimi i Avokatit të Popullit. Opozita propozoi emrin e Besim Ndregjoni dhe kemi pritur nga maxhoranca të nisim një proces diskutimi. Opozita pret që në këtë proces ne të përfundojmë me një kandidat të propozuara nga opozita dhe propozimi që kemi bërë për zotin Ndregjoni besoj që duhet të konkretizohet edhe në diskutime në të dy grupet parlamentare”, tha Tabaku.

Në përgjigje të deputetes demokrate, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi tha se maxhoranca nuk ka kundërshti për asnjë emër dhe se janë gati të ndjekin procedurat. Por ai shtoi se është maxhoranca që po pret opozitën, pasi i ka kërkuar kreut të grupit parlamentar demokrat që të nisin diskutimet lidhur me këtë çështje.

“Ne jemi të gatshëm dhe nuk kemi asnjë kundërshtim të vijojmë traditën parlamentare për zgjedhjen Avokatit të Popullit, janë disa emra që kanë marrë firmën tuaj, të diskutojmë dhe të vendosim. Nuk jemi kundër asnjë emri, por të ndjekim procesin. Se kush po pret kë, ju them se i kam kërkuar kreut të grupit parlamentar të PD të ulemi për këtë çështje, jemi ne në pritje, unë e kam bërë hapin”, tha Peleshi.

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka nisur që në mars të vitit 2022, kur mbaroi mandati i avokates në detyrë, Erinda Ballanca.

Next Post
Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për Metën vazhdojnë të vijnë

“Izolimi pengon karrierën politike”, Meta kërkon t'i shpëtojë arrestit si Berisha: Jemi para zgjedhjeve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In