• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Popullit mbështet nismën: Shteti duhet të garantojë kurimin e çdo fëmije

by E B
01/06/2026 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrje dëshpëruese të prindërve për ndihmë. Fushatat në rrjete sociale për mbështetje financiare të fëmijëve të sëmurë duhet të marrin fund. Shoqëria civile ka ndërmarrë një nismë ligjore e cila synon të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë për krijimin e një fondi kombëtar për çdo emergjencë shëndetësore të fëmijëve.

Projektligji i cili kërkon 20 000 firma qytetarësh ka trokitur edhe në derën e Avokatit të Popullit. “Shtysa finale ka qenë një rast në Korçë, një rast i cili ngaqë ishte afër nesh na bëri të mendojmë që duhet të ketë një zgjidhje, duhet të ketë një standard tjetër”, thanë përfaqësues të shoqërisë civile.

“Ligji konkretisht është të kërkojmë financim publik për shërbime shëndetësore për fëmijët tanë sa herë që këto shërbime nuk plotësohen për një arsye ose për një tjetër nga institucionet tona shtetërore. Pra, në të gjitha rastet kur spitalet në Shqipëri për arsye mungesë stafi, për arsye mungesë ilaçesh apo për arsye mungesë edhe pajisjesh dorëzohen përpara fëmijëve tanë dhe këtu flas për fëmijë mosha zero deri në 18 vjeç. Ndoshta dhe për sëmundje që nuk i kanë hasur asnjëherë. Prindërit dhe fëmijët të mos jenë në rrugë të madhe, prindërit dhe fëmijët mos t’ju rrezikohet i gjithë cikli i jetës, por të kemi një shans për shpëtimin e jetës së tyre përmes financimit publik të këtyre shërbimeve brenda apo jashtë vendit”, tha aktivistja Suela Koçibellinj.

“Nuk ka asnjë vend aq të varfër sa të mos të garantojë shëndetin e fëmijëve të vet dhe unë refuzoj të pranoj që Shqipëria është aq e varfër sa ne duhet të ngremë “Gofundme”. Nuk do kishte nevojë për këtë ligj, por fatmirësisht ju po e çoni përpara këtë ligj. Ne të gjithë si institucion jemi në mbështetje totale të kësaj nisme. Ne do të ushtrojmë ato kompetenca kushtetuese që kemi për të kërkuar Kuvendit që do të dëgjohemi vetëm për këtë çështje duke ju ftuar dhe ju që ta parashtrojmë këtë problematikë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Avokati i Popullit, Endri Shabani.

Përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se do të vijojnë mbledhjen e firmave në çdo qytet të vendit për ta depozituar më pas draftin në Kuvendin e Shqipërisë.

Next Post
Një tjetër hap drejt BE-së, Shqipëria bëhet pjesë e projektit europian për pronësinë intelektuale

Një tjetër hap drejt BE-së, Shqipëria bëhet pjesë e projektit europian për pronësinë intelektuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In