• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati i Popullit, 12 konstatime për protestën e opozitës

by A R
12/05/2019 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit ka kryer verifikimet gjatë dhe pas protestës së opozitës të së shtunës, përmes katër grupeve të inspektimit. Në një komunikatë publike, Avokati i Popullit ka dalë me 12 konstatime sa i përket protestës dhe episodeve të dhunës.

Në evidentimet e kryera theksohet se ka patur dhunë ndaj institucioneve të vendit dhe forcave të rendit. Grupet e punës kanë vizituar në spital 12 policë të lënduar gjatë protestës, të cilët nuk kanë dëmtime serioze, si dhe sekretarin organizativ të PD-së, i cili ka pësuar fraktura në trup.

Raportimi i Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit ka ndjekur dinamikën e protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme si dhe vazhdimësinë e sjelljes së institucioneve ligjzbatuese gjatë procedurave të ndalimeve dhe shoqërimeve të qytetarëve të cilët janë konsideruar në shkelje të ligjit nga ana e ketyre organeve.

Në vazhdën e zbatimit të detyrës së tij kushtetuese, Institucioni i Avokatit të Popullit me gjithë kapacitetet e kufizuara njerëzore, ka kryer me anë të katër grupeve të inspektimit që ka nxjerrë në terren monitorim përgjatë gjithë kohëzgjatjes së protestës.

Me përfundimin e saj janë organizuar edhe grupe të tjerë specialë për të kryer inspektime në Drejtorinë e Policisë së Tiranës si dhe në Spitalin e Traumës. Janë kryer një seri konstatimesh të cilat do të reflektohen në një numër rekomandimesh për sjelljen e institucioneve ligjzbatuese dhe nivelin e garantimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat do të paraqiten zyrtarisht.

Gjithsesi, në funksion të transparencës për publikun, Avokati i Popullit informon si më poshtë:

– Avokati i Popullit vëren me shqetësim tentativën për kufizimin ana e policisë të së drejtës së tubimit me anë të vendosjes së limiteve kohore për zhvillimin e protestave. Vazhdon praktika e trajtimit të informimit të policisë për zhvillim protestash si të ishte kërkesë për t’u lejuar të ushtrohet kjo e drejtë çka është në kundërshtim me të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubime paqësore dhe po ashtu në kundërshtim me frymën e ligjit për Tubimet.

– Gjatë protestës janë konstatuar episode dhune të herëpashershme ndaj institucioneve dhe forcave të rendit, për të cilat Avokati i Popullit vazhdimisht ka bërë thirrje të evitohen me çdo kusht e në çdo rrethanë.

– Përdorimi i shpërpjesëtuar i gazit lotsjellës si mjet për të shpërndarë protestat nga ana e policisë vazhdon të mbetet një problem shqetësues për të cilin Avokati i Popullit ngre zërin.

– Avokati i Popullit ka konstatuar se ende nuk tregohet asnjë kujdes që mjetet e përdorura nga Policia gjatë menaxhimit të protestave, të garantojnë që mediat të kryejnë të pacënuara detyrën e tyre të raportimit. Gjithashtu, përdorimi i shkujdesur i gazit lotësjellës në vendbanime me dendësi të lartë popullsie është raportuar se ka shkaktuar shqetësime për një numër të madh familjesh dhe qytetarësh.

– Gjatë orëve të natës janë verifikuar një numër i madh ndalimesh (rreth 90) dhe shoqërimesh të personave pjesëmarrës në protestë të cilat po verifikohen një për një gjatë ditës së sotme brenda mandatit tonë kushtetues e një pjesë e konsiderueshme e tyre ndërkohë janë liruar.

– Janë konstatuar parregullsi në regjistrat e personave të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës si dhe moskryerje të disa veprimeve proceduriale në përputhje me protokollët përkatës.

– Janë vizituar 12 punonjës policie të cilët po merrrnin trajtim mjekësor për lëndime të lehta, si dhe një protestues dhe një gazetar.

– Ndër efektivët e policisë të vizituar, njëri prej tyre ka referuar se është goditur në kokë me ristelën e një parrulle. Një punonjëse policie referoi se është lënduar nga gazi lotsjellës për shkak të keqfunksionimit të maskës së saj kundërgaz. Ndërsa 10 punonjës të tjerë të policisë referuan dëmtime më të lehta nga plasjet e kapsollave apo hedhjet e gurëve. Gjithsesi asnjëri prej tyre nuk ishte vlerësuar nga ekipet mjekësore si i kualifikueshëm për të marrë trajtim.

– Pasi specialistët e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës u ndaluan të hyjnë në spital për të vizituar qytetarin S.D. (për të cilin kishte prova publike ushtrimi dhune), Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ka takuar atë personalisht në spital në orët e pasmesnatës.

– Janë vënë re prirje për të krijuar pengesa të paarsyeshme nga ana e Policisë për përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të cilët kanë mandat kushtetues për të mbledhur në kohë e me efektivitet dëshmi si të të ndaluarve ashtu edhe të të lënduarve në qendra shëndetësore.

– Avokatja e Popullit ka konstatuar se qytetari S.D. në momentin e vizitës rezultoi se po mbahej nën kujdes korrekt shëndetësor. Ai shfaqi një gjendje të mirë psikologjike, por dëshmoi për shqetësime shëndetësore. Qytetari referoi për ushtrim dhune (gjatë dhe pas shoqërimit), shpatull të nxjerrë dhe dëmtime të llojeve të ndryshme.

– Masat e zbatuara nga ana e Policisë së Shtetit për dërgimin dhe ruajtjen e ambienteve të Spitalit të Traumës kanë qenë edhe më të ashpra sesa ato për ruajtjen e personave të arrestuar apo të dënuar, ndonëse ndaj qytetarit S.D. nuk ishte marrë asnjë masë arresti në flagrancë por thjesht ishte i shoqëruar. Nga ana tjetër, punonjësve të Avokatit të Popullit u është ndaluar në mënyrë të habitshme të marrin dëshmi fotografike në spital gjatë vizitave të të lënduarve. /a.rada

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Zbuloni cilat janë shenjat e bekuara nga yjet për datat 13-19 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

February 4, 2026
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

February 4, 2026
Ndryshimet ligjore, Xhafaj: Janë ulur çështjet që presin për t’u gjykuar, mbështeten financiarisht institucionet e drejtësisë

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

February 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

February 4, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Nuk mori vendim për Ballukun, Berisha: Gjyqtarët u vetëposhtëruan, shkelën Kushtetutën

February 4, 2026
E paskemi ditur gabim! Ja si formohen gurët në veshka

E paskemi ditur gabim! Ja si formohen gurët në veshka

February 4, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

33 masa për mbetjet e rrezikshme, çfarë zbuluan hetimet e prokurorisë: Analizat u bënë në Itali

February 4, 2026
‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In