• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i njohur: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë dekretin e Presidentit

by Java News
10/06/2019 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë thotë se Presidenti nuk mundet të shfuqizojë dekretin e tij, dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Kjo nuk është e shkruar në asnjë dispozitë të kushtetutës ku janë kompetencat e presidentit. Presidenti mund të shfuqizojë ligje, por jo të shfuqizojë dekretin e tij. Dekretin e tij e shfuqizon vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Vishaj.

Edhe dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, Vishaj thotë se mund ta marrë në shqyrtim vetëm Gjykata Kushtetuese.

Por edhe Gjykata Kushtetuese, nuk ka kuorum prej më shumë se një viti. Në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar. Disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të emëruar nga PD dhe LSI, që nga ajo kohë ose janë rrëzuar nga posti ose e kanë dorëzuar vullnetarisht detyrën. Vishaj e sheh të vështirë krijimin me shpejtësi të Gjykatës Kushtetuese, pasi tre gjyqtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë (e cila nuk është funksionale), tre nga Kuvendi, dhe tre nga Presidenti.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, avokati i njohur thotë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve nuk mund të kalojë në Kolegjin Zgjedhor, pasi sipas tij, vetë ky institucion është i papajtueshëm me ligjin. “Sepse duhet të zgjidhet me Short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Anëtarët e Kolegjit, nuk duhet të jenë subjekte të rivlerësimit. Përsakohë ka anëtarë të tillë, ai është nul”, theksoi Vishaj.

Kjo është një situatë, ku sipas tij, nuk mund të ketë ndërhyrje juridike. E gjitha është në dorë të politikës.

“Palët duhet të ulen në tavolinë. Nuk ka ndërhyrje juridike për sa kohë nuk kemi një pushtet gjyqësor, përsakohë nuk ka Gjykatë të Lartë”, tha Vishaj gjatë intervistës.

Sipas tij, shkarkimi i Presidentit nuk është zgjidhja e duhur në këtë moment krize politike.

Në të njëjtën linjë edhe avokati Dorian Matlia.

“Akti i presidentit mund të diskutohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese. Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Për shkak të mungesës së saj nuk ka zgjedhje. KQZ ka nisur përgatitjet në bazë të dekretit të presidentit. Nëse KQZ nuk ndërpret procesin palët mund të ankohen në Kolegjin Zgjedhor. Palët duhet të ulen ta zgjidhin politikisht”, shprehet Matlia.(Shqiptarja)/l.m

Next Post
Ngjela sulmon Bashën: Ose është idiot, ose…

“Kjo është luftë midis sistemit dhe anarkisë. Meta, Berisha dhe Basha duan që të shkatërrojnë Shqipërinë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In