• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i masakruar në Durrës, alarm për një “1997”

by Bashkim Kopliku
20/07/2018 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bashkim Kopliku*

Dje, dt. 19.07.2018, në mes të Durrësit, tek Gjykata dhe Prokuroria e qarkut gjyqësor, u masakrua një avokat, në detyrë, aq më tepër një personalitet i qytetit, ish oficer i ShIK, ish kryetar partie etj. E kanë goditur avokatin, se e dinë se nuk ka Drejtësi që t’i dënojë!

Kjo ngjarje, por dhe ca tjera të ngjashme, më sjellin ndërmend gjendjen fundit të vitit 1996, kur kishin përfunduar edhe zgjedhjet lokale, dhe ligjin filluan ta bënin të fortët e Durrësit, duke shkrehur armët edhe po aty ku dje goditën Avokatin. Shteti i pat toleruar atëhere, se “kishin kontribuar për fitoren…”.

Duhet të bëhemi të vetëdijshëm se jemi para një rreziku të madh edhe sot, në 2018: vettingu ka tërbuar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të cilët po angazhojnë krimin të bëjë rrëmuja që t’i shpëtojnë nga dënimi i merituar: flakja nga Drejtësia. Mos të lejojmë të na vijë një 2019 si 1997 që shkatërroi të gjithë vendin.

Shumë miq të mi në fb, nuk po e kuptojnë rrezikun, dhe po i kundërvihen vettingun, duke u ankuar për të, në vend që të japin së paku përkrahjen morale, qytetare për këtë reformë aq të domosdoshme. Shumë  shtrojnë shqetësime për rregullin e vetingut “që vetëm se u heq të drejtën të jenë prokurorë a gjyqtarë, atyre që nuk i gjenë në rregull”, e nuk merret edhe me dënimin me burg të të përjashtuarve të tij nga Drejtësia. Megjithëse ata e meritojnë dënimin edhe me burg, them se miqt e mi e kanë gabim!

Rregulli i vënë për vetingun, është shumë i drejtë, dhe shumë racional. Vettingu ka për detyrë primare të pastrojë me sa më shumë EFEKTIVITET drejtësinë. E, për të garantuar efektivitetin e tij, të vettingut, qëllimisht nuk i është shtuar edhe detyra e pastrimit të shoqërisë shqiptare, nga ata gjyqtarë e prokurorë që i ka konstatuar si të papastër etj. etj.. Është vepruar siç punon ai punëtori kur hap një kanal, që thjesht i hedh pisllëqet e kanalit anash kanalit, që pastaj, pasi të ketë mbaruar i gjithë kanali, t’i heqë edhe ato pisllëqet e tij.

Shoqëria jonë ka nevojë urgjente e të domosdoshme të ketë më së fundi një Drejtësi më të pastër (të hapë kanalin!). Do të jetë ajo, Drejtësia e Re, instrumenti aq i munguar e i domosdoshëm për të pastruar pastaj me eficiencë, edhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Kini parasysh se pastrimi i të gjithë shoqërisë shqiptare, do të kërkojë shumë kohë, dhjetëra e dhjetëra vjet… fatkeqësisht!

Nëse vettingut do t’i viheshin edhe detyra edhe më të mëdha se i janë vënë, kjo do ta ngadalësonte fare si proces. Edhe praktika po e tregon qartë, se vetëm me detyrat “e kufizuara” që i janë vënë vetingut aktualisht, procesi po zgjat  shumë, gjë që po zgjat kohën kur më së fundi do të kemi Drejtêsinë më të pastër.  Pra, është “anti-ventting”, t’i ngarkohen edhe detyra të tjera, tani që urgjenca e kryerjes së tij është e tragjike.

Stërzgjatja e vetingut do të bënte që të përfitonin të parët pikërisht ata që i urreni ju vetë: gjyqtarët e prokurorët e qelbur nga korrupsioni!

Është shtë Vettingu që po i flak jasht Drejtësisë ato qelbësira…

E fundit, vettingun në Drejtësi, po na e këshillojnë, e faktikisht dhe po na e bëjnë, vendet më të zhvilluara të botës, që fatmirësisht i kemi tashmë dhe miq: ShBA dhe BE, prandaj duhet ta respektojmë përvojën e njohuritë e tyre.

Bëmë gabim e faj që nuk i dëgjuam e nuk i respektuam në 1996, mos të përsërisim të njëjtin gabim sot në 1018.

*Zëvendëskryeministri 1992-94

Next Post
VIDEO/ Habit turistja, zhvishet lakuriq në terminalin e aeroportit

VIDEO/ Habit turistja, zhvishet lakuriq në terminalin e aeroportit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

January 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In