• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i kompanisë ku u gjet kokainë: Kemi kërkuar që të gjithë kontejnerët të kontrollohen fizikisht, hera e fundit ishte më 25 Tetor

by A R
08/11/2022 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Qafa, avokati i kompanisë “Bana King”, në kontejnerët e së cilës rreth një javë më parë u gjetën kokainë, thotë se kompania që ai përfaqëson nuk ka lidhje me drogën. Sipas tij, ka qenë pikërisht kjo kompani që ka insistuar për të mos tërhequr asnjë arkë me banane pa u kontrolluar fizikisht, me qen. Sa i takon presidentit të kompanisë, avokati tha se është shpallur në kërkim nga policia si person që ka të dhëna mbi ngjarjen dhe patjetër do të japë shpjegimet e tij.

Blendi Feziu: Praktikisht është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, ku jeton dhe ku gjendet sot ai?

Ilir Qafa: Jo i shpallur në kërkim, askush nuk e ka kërkuar për aq kohë sa ka qenë këtu, që të paraqitet për të dhënë të dhëna në lidhje me ngjarjen. Thjeshtë është komunikuar menjëherë që është në kërkim policor për të informuar në lidhje me informacionet dhe të dhënat që mund të ketë. Kompania Zico sh.a, është një kompani, e cila nuk ka lindur dje, ka 22 vjet që është në këtë tregun e importit të frutave ekzotike.

Blendi Feziu: E sata herë është që ka probleme?

Ilir Qafa: Gati para një viti është konstatuar fakti që ngarkesa e porositur nga kjo kompani, ka dalë nga porti, është skanuar dhe është bastisur përgjatë rrugës në Romanat. Kjo ka qenë arsyeja pse nga ajo datë, përgjatë gjithë 2022-t të gjithë kontejnerët e kompanisë, të porositur nëpërmjet brokerit, janë skanuar dhe janë kontrolluar fizikisht nëpërmjet punonjësve, qenve dhe asnjë kontejner, asnjë arkë banane nuk është depozituar në magazinën e kompanisë pa iu nënshtruar më parë kontrollit fizik. Kjo ka qenë kërkesë e përsëritur. Kërkesa e fundit është e datës 25 i 10, e cila i bën me dije që pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme në momentin e tërheqjes së ngarkesës, ka pasur ditë që ne nuk kemi pasur për të tërhequr asnjë lloj kontejneri. Dhe i kemi thënë që ne nuk tërheqim asnjë lloj kontejneri pa ushtruar kontroll fizik dhe qen nuhatës. Ka qenë politikë e pa negociueshme.

Blendi Feziu: Pronari i kompanisë, përderisa është në kërkim nga policia për t’u pyetur, për të dhënë shpjegime, përse nuk paraqitet?

Ilir Qafa: Në momentin më të parë që do të kemi një kontakt, sepse prej vitesh jeton dhe punon në SHBA… Absolutisht pronari i kompanisë ka qenë më parë, ka takuar kontakte, drejtues institucionesh, ka shfaqur në mënyrë të panegociueshme vullnetin e tij, që të gjithë kontejnerët dhe jo më së koti. Kjo ka qenë një strategji për të shkurajuar të gjithë ata që kanë kthyer në profesion narkotrafikun.

Blendi Feziu: Përse nuk vjen të japë shpjegimet që ka për të dhënë?

Ilir Qafa: Të kërkosh shpjegime nga pronari kur ka një staf të tërë, një administrator, persona përgjegjës…

Blendi Feziu: Atë e gjykon policia, nëse policia do ta pyesë…

Ilir Qafa: Patjetër që po. Pronari e ka bërë me dije shqetësimin e tij publikisht dhe zyrtarisht te drejtuesit e të gjitha institucioneve të përfshira.

Blendi Feziu: Vetë pronari nuk ndodhet në Shqipëri?

Ilir Qafa: Jo. Në dijeninë time nuk ndodhet në territorin e Shqipërisë.

Blendi Feziu: Pra ju e përjashtoni fare veten. Ju thoni që keni porositur banane, prisni banane dhe çdo gjë që mund të ndodhë rrugës nuk ka lidhje me ju?

Ilir Qafa: Zoti Fevziu është shumë e thjeshtë kjo. Si mundet të imagjinohet që një person i përfshirë të thotë hajde më kontrollo?! Hajde më kontrollo, unë nuk marrë asnjë arkë banane. Në mënyrë të përsëritur i themi në mënyrë të përsëritur, çfarë po ndodh që nuk po na lejoni t’i marrim pa i kontrolluar me qen. Ka probleme që të vijë qeni dhe t’i kontrollojë, ne vetë kompania i ngre shqetësimin, i themi ka mundësi që t’i kontrollojmë vetëm me qen? Nuk i marrim i themi pa i kontrolluar edhe fizikisht. Nuk mjaftohemi me kontrollin e skanerit. Nuk është se kemi dyshime për skanerin, për stafin e skanerit, por ne si kompani nuk mjaftohemi në mënyrë kategorike vetëm me kontrollin e skanerit. Pse? Po u dogjëm njëherë në Dhjetor të 2021. Meqenëse na ndodhi njëherë kishim merak që mund të na ndodhte përsëri.

/a.r

Next Post
“Është një kafshë”, Trump sulmon Nancy Pelosin dhe flet për një njoftim të madh më 15 nëntor. Sot zgjedhjet e mesit të mandatit

“Është një kafshë”, Trump sulmon Nancy Pelosin dhe flet për një njoftim të madh më 15 nëntor. Sot zgjedhjet e mesit të mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

July 9, 2026
Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

July 9, 2026
“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

“Më abuzoi seksualisht”, historia e tronditëse e korçares, u dhunua nga bashkëshorti i parë dhe i dytë

July 9, 2026
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

Sherri politik mbërrin në Komitetin Shqipëri-BE, dështon rezoluta e përbashkët

July 9, 2026
Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

Europa nuk e priste! Trump ‘kthen timonin’ në favor të Ukrainës

July 9, 2026
“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na identifikuar si kërcënim afatgjatë!

July 9, 2026
Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

July 9, 2026
Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

July 9, 2026
Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

July 9, 2026
‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In