• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati: Dado merrte në telefon gruan e Veliajt për t’u paraqitur në SPAK, ku është parë kjo në ndonjë vend tjetër?

by A R
14/02/2025 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Kujtim Ibraj, deklaroi në emisionin “Qua Vadis” se masa e arrestit me burg për kryebashkiakun është shumë e rëndë për veprat penale për të cilat akuzohet.

Sipas tij, nëse Veliaj akuzohet edhe për vjedhje të tjera të buxhetit të bashkisë dhe për aferën e inceneratorit të Tiranës, atëherë ai duhej të ishte dënuar me burg shumë kohë më parë.

Në emision, Ibraj tregoi gjithashtu për debatin mes prokurorit Olsi Dado dhe Erion Veliajt gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë. Ai shpjegoi se Veliaj e kishte kundërshtuar mënyrën e thirrjes së bashkëshortes së tij, duke pretenduar se ajo duhej të ishte njoftuar me fletëthirrje zyrtare dhe jo përmes telefonit.

Borakaj: Duhej të arrestohej Veliaj?

Ibraj: Nëse flasim vetëm për këto vepra penale, masa e arrestit me burg është e rëndë. Por nëse bëhet fjalë për vjedhje të tjera të buxhetit të bashkisë dhe për inceneratorin e Tiranës, ai duhej të ishte arrestuar më herët. SPAK një ditë do të përballej me politikën. Nëse shkelet e drejta, politika nuk ta fal.

Borakaj: A ka shkelur të drejtat e njeriut deri tani SPAK?

Ibraj: Në Francë, gjyqtarët mbulojnë hetimet dhe prokurori nuk guxon ta çojë çështjen në gjyq pa miratimin e gjyqtarit. Prokurorët e SPAK nuk kanë pse të marrin masa me ngutje. Nëse një dëshmitar ndjehet i intimiduar, ai mund të bëjë kallëzim. Debati që është bërë mes Olsi Dados dhe Veliaj ka qenë pse më ke thirrur bashkëshorten nëpërmjet thirrjeve telefonike. Sepse çohet fletëthirrje.Kjo është një shkelje e procedurës.

Borakaj: Si duhet të funksionojë sistemi?

Ibraj: Me fletëthirrje, si për të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk mund të thërrasësh dikë në orën 20:00 të natës dhe t’i thuash që të paraqitet të nesërmen pa dhënë një shpjegim të qartë. Nëse synojmë standardet e Bashkimit Evropian, nuk mund të përdorim standarde të dyfishta si në kohën e Enverit, ku dikush urdhërohej të paraqitej menjëherë. Kjo krijon një situatë të pakëndshme dhe të padrejtë.

Next Post
Kina dhe Mbretëria e Bashkuar bëjnë thirrje për lidhje më të ngushta për të rritur stabilitetin global

Kina dhe Mbretëria e Bashkuar bëjnë thirrje për lidhje më të ngushta për të rritur stabilitetin global

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In