• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina dhe Mbretëria e Bashkuar bëjnë thirrje për lidhje më të ngushta për të rritur stabilitetin global

by A R
14/02/2025 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina dhe Mbretëria e Bashkuar ranë dakord të rrisin bashkëpunimin dypalësh në fusha të tilla si energjia, teknologjia, inteligjenca artificiale dhe ndryshimet klimatike gjatë Dialogut të 10-të Strategjik Kinë-MB të mbajtur të enjten në Londër.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy bashkë-kryesuan dialogun.

Të dyja palët arritën një konsensus mbi kalendarin e shkëmbimeve të ardhshme. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, u përcaktuan gjithashtu edhe vizitat kryesore të ardhshme. Kështu, Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Sigurinë e Energjisë dhe Zero Neto, si edhe Ministri i Shkencave, Kërkimit dhe Inovacionit, do të marrin pjesë në një takim për bashkëpunimin e inovacionit Kinë-MB. Ndërkohë Ministri i Arsimit i Mbretërisë së Bashkuar, do të angazhohet në konsultime ministrore të arsimit Kinë-MB.

Gjithashtu u bënë edhe marrëveshje të mëtejshme për të përshpejtuar përgatitjet për Komisionin e Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Kinë-MB, si dhe mekanizmat për kujdesin shëndetësor dhe bashkëpunimin industrial. Të dyja palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në qeverisjen globale, ndryshimet klimatike, sigurinë kibernetike, shërbimet financiare dhe AI. Ata theksuan rëndësinë e avancimit të zbatimit të plotë dhe efektiv të Marrëveshjes së Parisit dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër të të dy vendeve.

Gjatë dialogut, Wang ripohoi pikëpamjen e Kinës për Mbretërinë e Bashkuar, si një partner strategjik vendimtar. Ai shprehu angazhimin e Kinës për avancimin e bashkëpunimit praktik në fusha të ndryshme.

Lammy theksoi rëndësinë e marrëdhënieve MB-Kinë, veçanërisht në dritën e sfidave globale në rritje. Ai vuri në dukje se të dy vendet duhet të forcojnë komunikimin strategjik, për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global.

Në takimin me kryeministrin anglez Keir Starmer, mininstri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të sjellë më shumë stabilitet dhe siguri në një botë të karakterizuar gjithnjë e më shumë nga turbulencat.

Nga ana e tij, Starmer theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit pragmatik në fusha të ndryshme, duke siguruar që marrëdhëniet Kinë-MB të vazhdojnë të zhvillohen në një mënyrë të qëndrueshme dhe konstruktive.

Next Post
Pse Berisha paraqitej në SPAK me makinë private dhe nuk shoqërohej nga Policia?

Pse Berisha paraqitej në SPAK me makinë private dhe nuk shoqërohej nga Policia?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com